Albspirit

Media/News/Publishing

Ai donte vetëm raporte intime… (Histori personale)

*Lidhja ime e parë dhe e vetme përfundoi me një tradhëti nga ai me të cilin prej 6 vjetësh planifikonim të ardhmen bashkë. Gjithçka ndodhi më pas.

Javën e kaluar shpëtova paq nga mundësia që shoqja ime të kuptonte që po dokumentoj cmenduritë e mia e po i ndaj me ju. Pavarsisht se nuk më njihni, e nuk do më njihni ndonjëherë, sërish asaj dhe shoqeve të tjera do ju dukej e tmerrshme. E lash rrëfimin tim përgjysmë javën e kaluar e po e vazhdoj sot…

Lesteri, ashtu sic e quajta, ishte një mashkull shumë i zgjuar përvecse i pashëm. Kishte nisur karrierën si një shitës e më pas ishte ngritur në detyrë si një menaxher. Epo nëse fytyra e tij e bukur i thoshte një femre ‘Shumë bukur të rri ai fustani’, kush do rezistonte pa e blerë? Ngjitja e shkallëve të karrierës kishte qënë pak më e lehtë për të. Gjithsesi tani punonte sërish si një menaxher, por në një kompani mjaft të njohur.

Më kishte thënë se nuk merrej fare me rrjetet sociale (përveç Tinder-it) dhe shpresoj e besoj që ky shkrim nuk do t’i dalë asnjëherë përpara syve. Për më tepër nuk kam dhënë shumë detaje për të, mos u përpiqni ta deshifroni nëse mendoni se është kolegu juaj i punës.

Sic po thoja, Lesteri ishte shumë i aftë për të bërë biseda me intelekt ashtu sic më pëlqejnë mua kështu që nuk ishte aspak e vështirë të mbahej ndezur gjallëria në atë tavolinë metalike. Por gjatë gjithë kohës kishte dicka që nuk më bindtte. Folëm për këndvështrimet tona mbi një film të Quentin Tarantinos, për cmenduritë e adoleshencës, për politikën shqiptare, por për analizë librash nuk ja thoshte fare. Ishte shumë interesant, më duhet ta pranoj, por jo aq sa të lija kokën. Edhe unë nuk mbetesha aspak pas, përkundrazi, Lesteri shpesh bënte fytyra të habitura kur jepja mendimet e mia për temat që folëm. Më kishte nënvlerësuar dhe tani po habitej, pikët vazhdonin të zbrisnin…

-‘Nuk kisha takuar asnjëherë një femër të moshës tënde që të ketë të tilla mendime për këto cështje’, më tha një moment. ‘Je shumë ndryshe nga femrat që kam takuar më parë’, shtoi.
‘Faleminderit’, ju përgjigja pa u sjellë sikur më bëri shumë përshtypje. ‘Në fakt të gjitha femrat që njoh të moshës sime (Njëzet e disa vjet) janë shumë të zgjuara’. Tipike e meshkujve, luajnë kartën e ‘Ti je ndryshe’ kur duan të afrohen, po sigurisht që jam ndryshe nga kushdo femër tjetër! Cdo femër është ndryshe, cdo femër është unike. Cfarë kujtonte ai, se vërtet do më ‘blinte’ me këtë frazë? Cfarë pretendonte ai, seks që atë ditë? Ndërrova bisedë duke e pyetur për tatuazhin që i dukej nga këmisha e zbërthyer lehtë. Ishte një lloj peshku që në kulturën kineze konsiderohej si fatsjellës. Më tregoi edhe për një tjetër që kishte në kurriz, ‘The eye of Ra’, një nga perënditë e Egjiptit. Interesante, kisha lexuar diku për këtë simbol. Kur më pyeti për tatuazhet që kisha unë, i thash që kam vetëm një iniciale, që është ajo e babit, kur në fakt ishte e ish-it tim. Faleminderit gjyshe!

-‘Do kishe dëshirë ta shihje syrin tim të Ra-së?’, tha Lesteri duke më hedhur një shikim intrigues duke më parë ngultas në sy e duke zbritur tek këmbët e deri tek takat e mia. Tavolina kishte një bazë qelqi prandaj dukej cdo gjë poshtë koktejleve që kishim porositur.

Seriozisht? Në c’moment ju duk këtij palo mashkulli se unë mund të bëja seks që në takimin e parë? Nuk më kishte dëgjuar me vëmendje mesa dukej. Nuk e kishte parë me kujdes që poshtë flokëve të mi bjondë kishte filluar të dilte rrënja brune. Oh Lesteri nuk ja kishte idenë se kush isha unë, e më kë kishte bërë ‘Match’ në Tinder. Zyrtarisht nervat e mia ishin bërë kacurrel, por unë dija t’i fshihja me mjeshtëri.

Ja ku e nxorri kokën, ai pretendonte një ’one night stand’, epo Tinder mo, cfarë pritshmërie mund të kishte tjetër. Unë po i dukesha me siguri një ‘bitch’ ashtu sikurse shoqeve të mia. Mos vallë isha vërtet një ‘bitch’ dhe nuk e dija ende? Jo se unë i paragjykoj praktikuesit/et e ‘one night stand-eve’, por mënyra si ai po më kërkonte një gjë të tillë më tërboi ashtu sic do të tërbohej një dem përballë fundit tim të kuq.

Mijëra mendime po më vinin në mendje në sekondë. Fundja vet isha futur në këtë mesele, kisha hapur një profil në Tinder, kisha pranuar të dilja me të dhe ja ku isha duke dëgjuar ftesat e tij prej një hamshori që sapo kishte zbuluar fytyrën e tij të vërtetë.
‘Jo Lester faleminderit, por i njoh tashmë simbolet egjiptiane, nuk është nevoja’, i ktheva përgjigje duke e parë ngultas në sy. Unë po i jepja mundësinë të bënte një bisedë me nivel, interesante, nuk ktheva kokën asnjëherë në shenjë respekti ndaj tij që të shikoja në sy meshkujt hot që kaluan pas tij, po ruaja qetësinë kurse ai po më kërkonte seks?? Bleona po kumbonte në mendjen time me frazën ‘Ti nuk din as me ma lyp…’

I hodha një vështrim joshës, një buzëqeshje dhe i thash t’më falte pak minuta që të shkoja në tualet. Shkova në tualet teksa sërish kokat e meshkujve ktheheshin drejt meje, rifreskova make up-in dhe u largova që nga lokali me kokën lart. Pa e takuar, pa i dhënë shpjegim dhe pa paguar. Nuk më vjen keq që ndoshta ju duka dramatike, mua nuk më duket fare, jam e lirë të bëj c’të dua, por më vjen keq vetëm që harrova të paguaja. Epo mend për herën tjetër. Iku i pari!

Please follow and like us: