Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Hoxha sulmon LSI: Ore qerratenj, fajin e ka populli që shkon i dehur ditën e votimit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka ironizuar LSI, pas sulmeve që kjo forcë politike po hedh ndaj kryeministrit Edi Rama, si dhe ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Gazetari Hoxha shkruan se ishte një forcë politike me moton “Ne dhurojmë pushtet për të bërë shtet”, por që tani 5 drejtorë të lodhur i kanë hequr nga puna ministrat e rinj teknikë.

Për këtë, shton gazetari, eksponentët e LSI nuk po lënë media pa u ankuar dhe ambasador pa i dërguar letër. Ai merr shkas për këtë nga letra që një ditë më parë kreu i LSI, Petrit Vasili, iu nisi krerëve të shtetit dhe ambasadorëve për shkarkimet në administratë.

“Se c’ishte nje force politike qe e kishte moton; “Ne dhurojme pushtet per te bere shtet”….. Po tani 5 drejtora te lodhur i kane hequr nga puna ministrat e rinj teknik, e nuk po lene media pa u ankuar dhe ambasador pa i derguar leter… Ore qerratej eshte i embel ai i “shkrete” pushtet, ju se keni keq, por e ka fajin populli, qe shkon i dehur diten e votimit dhe pastaj kur i del pija te nesermen, i bie kokes me grushte per kater vite…”, shkruan Hoxha.

Please follow and like us: