Albspirit

Media/News/Publishing

Kremlini përgënjeshtron informacionet e publikuara në media për ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane

Kremlini përgënjeshtroi në formë të prerë informacionet e publikuara nga një media amerikane që konfirmonin për një dokument top sekret të agjencisë Kombëtare të Sigurisë, NSA, që shërbimi sekret ushtarak është përpjekur të ndërhyjë në sistemet elektorale amerikane para presidencialeve të 2016.

“Këto citime nuk korrespondojnë aspak me realitetin”, deklaroi për median zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ne përgënjeshtrojmë qartësisht çdo mundësi që kjo të ketë ndodhur”, shtoi ai. Nuk kemi dëgjuar asnjë argumet që konfirmon vërtetësinë e këtyre informacioneve”, theksoi Peskov.

Media on line “The Intercept” për mundësinë e një dokumenti top sekret të NSA, pohoi dje se hakerat e shërbimit sekret ushtarak rus ishin përpjekur disa herë për t’u futur në sistemet elektorale amerikane para zgjedhjeve të 2016.

Sipas këtij dokumenti të datës 5 maj i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) konsultuar gezeta investigative, këto sulme kibernetike kanë shënjestruar disa herë kompani private që ofronin shërbime për regjistrimin e votuesve dhe të stafeve në autoritetet lokale, raste të përsëritura deri në datën e zgjedhjeve më 8 qershor.

Please follow and like us: