Albspirit

Media/News/Publishing

Endri Xhafo: Sheshi i Tiranës është një pocaqi

Nga fotot e para që po qarkullojnë, sheshi i Tiranës është një pocaqi! Uroj ta kem gabim kur ta shoh nga afër. Ama në zgjedhjet e ardhshme do të votoj për atë kandidat që do të premtojë hapjen e sheshit për automjete, qoftë edhe pjesërisht! Vazhdoj të mendoj se ishte një vendim idiot mbyllja e qarkullimit në sheshin kryesor të Tiranës ku konvergojnë të gjitha arteriet kryesore! Sepse sheshi është mjaftueshëm i madh për të pasur hapësira edhe për këmbësorë, edhe për të shfryrë qarkullimin e rënduar të Tiranës. Parkimi nën shesh është një gjë e dobishme.

Please follow and like us: