Albspirit

Media/News/Publishing

“Karabina qëllon Ndrecën”, paditet në prokurori sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka depozituar sot në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal me Nr. 2466-M, datë 12.06.2017 për Plarent Ndrecën, Sekretar i Përgjithshëm pranë kësaj ministrie.

Ai akuzohet për shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cenojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017, si dhe detyrimeve ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka depozituar pranë Departamentit të Administratës Publike, kërkesën zyrtare për lirimin e menjëhershëm të z. P. Ndreca nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm.

Please follow and like us: