Albspirit

Media/News/Publishing

Kapet një tjetër administrator i “Balenës Blu”, akuzohet për 130 vrasje

Administratori i lojës vdekjeprurëse “Balena Blu” u gjurmua nga policia ruse dhe u arrit të arrestohet pak ditë më parë. Ai kishte aktualisht 30 vajza adoleshente në një grup online që kishte hapur dhe menaxhonin lojën. Ilya Sidorov, 26 vjeç, raportohet se ka pranuar që ka konceptuar dhe krijuar një lojë në mediat sociale e cila i vë adoleshentët përpara një sërë sfidash mjaft të rrezikshme të cilat përfundojnë me vetëvrasjen e tyre. Policia po pyet Sidorov në lidhje me instruktimin që i ka bërë një vajze 13- vjeçare në një fshat të largët rus që të hidhej poshtë një treni pasagjerësh. Vajza u dërgua në spital me dëmtime nga tentativa e saj për vetëvrasje. Përpara kësaj, ai i kishte thënë vajzës të gjakoste veten duke vizatuar balenën në krah apo duke dëmtuar trupin e saj në mënyra të ndryshme.

*Ilya Sidorov

Sidorov me sa duket “u thye” gjatë marrjes në pyetje nga policia ruse dhe pranoi se ishte ai administratori i lojës ‘Balena Blu”, e cila deri tani është përgjegjëse për të paktën 130 vetëvrasje. Një zëdhënës i policisë u shpreh se ishin sekuestruar si prova disa telefona celularë, një tablet dhe disa karta SIM. “I dyshuari sqaroi se ai është administrator i një grupi me 32 anëtarë, të gjithë minorenë. Ai u caktonte atyre detyra duke u nxitur vetëvrasjen”, – vazhdoi zëdhënësi. Por Sidorov nuk është i vetmi administrator që është arrestuar. Philipp Budeikin, 21 vjeç është ndaluar gjithashtu nga policia ruse si i ideuesi i kësaj loje që çon fëmijët drejt vetëvrasjes.

Please follow and like us: