Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani dekoron aktorin Ndriçim Xhepa me Dekoratën “Nderi i kombit”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 12/06/2017, nr. dekreti 10412 zotit Ndriçim Xhepa Dekoratën “Nderi i kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të artistit të madh, i cili, nëpërmjet interpretimeve të shumta e frymëzuese të personazheve realiste në kinematografi, si dhe të portretizimeve mjeshtërore në skenat teatrore, është shndërruar në njërën prej figurave kryesore e më mbresëlënëse të artit bashkëkohor shqiptar”.

Please follow and like us: