Albspirit

Media/News/Publishing

Bie mbështetja për presidentin Trump

Votuesit amerikanë në një shumicë të madhe thonë se nuk e miratojnë punën e Presidentit Donald Trump. Një sondazh i fundit i rrjetit CBS News tregon se miratimi për presidentin është në pikën më të ulët që nga fillimi i madatit të tij në Shtëpinë e Bardhë pesë muaj më parë.

CBS njoftoi sot se miratimi për zotin Trump është tani në nivelin 36 për qind, nga 41 deri 53 për qind që ishte në fund të prillit. Sipas anketës, mosmiratimi për presidentin është 57 për qind.

Rezultatet e anketës janë të ngjashme me sondazhet e tjera të bëra kohët fundit, me një përjashtim të vetëm. Anketa e firmës Rasmussen Reports është më e favorshme për presidentin; javën e kaluar ajo e nxori miratimin për zotin Trump në nivelin 50 përqind, por të hënën kjo shifër ra në 48 përqind.

CBS thotë se vlerësimi në anketa për zotin Trump ka rënë për shkak të reagimit të tij ndaj hetimeve në shumë pista lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, hetime të cilat ai i ka quajtur “gjueti shtrigash”.

Në Kongres po zhvillohen paralelisht disa hetime për këtë çështje. Po ashtu prokurori i posaçëm, Robert Mueller, po zhvillon një hetim penal.

Please follow and like us: