Albspirit

Media/News/Publishing

PD, dosje për Erion Veliajn?

Erion Veliaj është në avenirin e tij politik, pasi ka në dispozicion gjithë makinerinë e pushtetit për prerë shirita një herë në dy ditë dhe mbuluar me spektakël investimet publike. Rasti më i fundit ai i “Sheshit” Skëndërbej, ku një opozitë serioze do të kërkonte me ngulm transparencën e kostove dhe shpenzimeve që kapën shifrën e 16 milionë euro.

Kjo për të hequr çdo dyshim se këto para të taksapaguesve janë shpenzuar siç duhet. Ish-kandidati për kryetar Bashkie i Partisë Demokratike është shprehur për Tema Tv se Partia Demokratike ka gati një dosje me disa skandale të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pas zgjedhjeve do ti bëj ato publike.  “Dokumentacionet që Partia Demokratike ka sot mbi disa punë në Tiranë që lënë shumë për të dëshiruar them që do t’i kthehen në problem nesër pasnesër”- ka deklaruar Kosova.

Pyetja është pse duhet pritur pas zgjedhjeve për të bërë publike fakte të abuzimeve të zotit Veliaj me fondet e projekteve publike nëse Partia Demokratike i disponon ato? Do ishte në përmbushje të detyrimit kushtetues dhe qytetar që publiku të njihej me këto fakte një orë e më parë dhe sidomos tani në fushatë elektorale, ku investimet e Bashkisë po përdoren për të mbledhur vota për qeverinë.

Faktet tregojnë se këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës së fundmi kanë treguar gatishmëri për të aprovuar projektet e Veliajt. Në 6 Qersho 8 projektvendime janë votuar nga këshilltarët e djathtë, duke reflektuar klimën e paqes dhe e dashurisë, e ngjizur në marrëveshjen Rama-Basha në 17 Maj, kur të dy gjetën dakortësi për shumë tema. Kjo lë të kuptohet se deklarata për dosje ndaj Veliajt i ngjajnë më tepër shantazheve për të mbyllur pazaret e rradhës sesa merkut për punët e kryera jo mirë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Please follow and like us: