Politika e jashtme amerikane sipas Trumpit

Lëkundja historike amerikane midis universalizmit dhe eksepsionalizmit, midis idealizmit dhe realizmit politik, është e destinuat të përcaktojë një pikë të re ekuilibri në radhë të parë në brendësi dhe në raportin me botën perëndimore. Muajt e ardhshëm do të përcaktojnë nëse administrata amerikane do të jetë në gjendje që t’i japë perspektivën e duhur aksionit të saj politik

Seria e parë e gjatë e takimeve jashtë vendit të Donald Trump ka shërbyer për të ravijëzuar një kuadër të parë të doktrinës “America First”. Mbështetja e vendosur ndaj aleatëve historikë si Izraeli dhe Arabia Saudite, impenjimi i rinovuar për zgjidhjen e çështjes palestineze, pse jo edhe përfshirja e drejtpërdrejtë e NATO-s në luftën kundër ISIS-it, duket se i vendosin këto hapa të parë të administratës Trump në linjë me politikën e jashtme amerikane të këtyre dekadave të fundit, më shumë nga sa nuk qenë në realitet linjat ndërhyrëse të administratës Obama në kuadrante të tilla. Përsa i përket polemikës lidhur me sufiçitin tregtar gjerman, edhe kjo duket se futet, megjithëse me tone më të forta, në hullinë e kritikave drejtuar politikës ekonomike gjermane në këto vite nga administrata Obama, e gjykuar si pak ekspansive dhe ngurtësisht e orientuar ndaj imponimit të rreptësisë financiare në Europë. Përjashto tërheqjen e parashikuar dhe shumë të kontestuar nga marrëveshja e Parisit për klimën, impaktin “shkatërrues” të ciklonit Trump në skenën ndërkombëtare të paralajmëruar nga mediat amerikane dhe nga pjesë të atyre europiane, duket se është katandisur në disa nota me ngjyrë, lidhur me fortësinë dhe me stilin komunikues e Presidentit të ri amerikan.

Historikisht, janë afirmuar dhe alternuar dy konceptime të ndryshme të rolit që Shtetet e Bashkuara duhet të marrin në kontekstin botëror. “Universalizmi” dhe “eksepsionalizmi” janë orientime të kundërta, të rrënjosura të dy në kulturën politike amerikane, që u kanë dhënë jetë dy vizioneve të Amerikës në botë: Amerikës si “kryqtare” dhe Amerikës si “fanar”. Me mbarimin e Luftës së Ftohtë, orientimi universalist është përzier me ideologjinë e globalizimit, por nuk duket se e ka modifikuar skemën strategjike mbizotëruese në pasLuftën e Dytë Botërore. Megjithëse në një kontekst më shumë të integruar në planin ekonomik dhe më pak të përçarë në atë ideologjik siç është kuy aktuali, vizioni politik i administratës Obama dhe i klasës politike demokrate është dukur se ka ripropozuar një riedicion të “strategjisë së frenimit”, të prirur që të shtyjë gjithnjë e më në lindje kufijtë e NATO-s dhe të krijojë një “rrip sigurimi” të prirur që të frenojë ekspansionin kinez në Paqësor. Një pjesë mbizotëruese e establishmentit amerikan, që nuk kufizohet në kuadrin democrat, ka paralajmëruar rikthimin e Rusisë në skenën ndërkombëtare, pse jo edhe afrimin e saj me fuqinë në rritje kineze, si kërcënimi kryesor për paqen dhe stabilitetin botëror, dhe ka ripropozuar skemën strategjine fillestare të Luftës së Ftohtë. Vetë ideja se Rusia ka mundur t’i influencojë ndjeshëm mekanizmat e demokracisë amerikane, duke arritur që të fitojë një aftësi reale kushtëzimi të administratës amerikane, të jep masën e perceptimit efektiv dhe të vlerësimit të rrezikut nga ana e sektorëve të gjerë të establishmentit amerikane, pse jo edhe të prioriteteve të konsideruara strategjikë në politikën e jashtme.

Me fillimin e presidencës Trump ka ndodhur një kthesë, sigurisht e fortë, në mos krejtësisht brutale, drejt orientimit tjetër tradicional të mendimit politik amerikan, domethënë atë që individualizon tek eksepsionalizmi amerikan elementin thelbësor tek i cili të ankorohet çdo vizion i mundshëm i politikës së jashtne. Duke ia atribuar administratës Bush, republikane, por e ritit neocon, gabimin konceptual se ka dashur të eksportojë demokracinë, Trump ka propozuar një vizion të “America great again” të bazuar mbi mbrojtjen dhe ndjekjen e interesit kombëtar, domethënë mbi “America first”. Me qëllim që ta vendosë në perspektivën e duhur atë që duket të konfigurohet si një kthesë tipike e historisë amerikane, mund të jetë e dobishme të hidhet vështrimi retrospektiv në epokën gjatë së cilës morën formë shumë prej reflekseve strategjike të cilëve sot u përceptohet një zhvillim i ri. Në pasLuftën e Dytë Botërore “doktrina e frenimit” ua besonte Shteteve të Bashkuara detyrën për ta penguar ekspansionizmin sovjetik – i konsideruar product endemic i një përzierjeje midis ideologjisë komuniste dhe ekspansionizmit carist – duke mbrojtur statukuonë mbi një zonë të gjerë që shkonte nga Europa në Lindje të Mesme, deri në ekstremitetet e kontinentit aziatik. Një përpjekje e tillë titanike do të duhej të prodhonte, pas një serie konfliktesh perfierikë dhe dukshën jokonkludues, kolapsin e sistemit komunist. Kritika kryesore e e ngritur nga Ëinston Churchill dhe Ëalter Lippmann ndaj asaj që hyri në histori si “doktrina Truman”, qe heqja dorë nga negociatat në momentin e forcës më të madhe e të pranuar lidhur me Shtetet e Bashkuara, domethënë në fazën e monopolist të armës atomike.

Që Richard Nixon presidenti i parë amerikan që vuri në diskutim strategjinë e frenimit, duke shkaktuar një kthesë në politikën e jashtme amerikane e pasLuftës së Dytë Botërore. Njëlloj me Theodore Roosevelt dhe ndryshe nga presidentët e tjerë e shekullit të XX-të, Nixon e orientonte vizionin e tij politik të raporteve ndërkombëtare në arritjen e stabilitetit nëpërmjet ekuilibrit të forcave. Në konceptimin e tij, Amerika e fortë ishte e domosdoshme për qëllimet e ekuilibrit global. Në themel të kësaj doctrine strategjike qëndronte konceptimi tradicional i eksepsionalizmit amerikan, pse jo edhe apeli constant ndaj interesit kombëtar dhe një përkufizim i tij në termat e realizmit politik. Nëse Sekretarët e Shtetit Acheson e Dulles, baballarët e doktrinës së frenimit, nuk i njihnin udhëheqësit sovjetikë si homologë të besueshëm, për faktin se e konsideronin tendencën për dominim botëror si një aspekt të natyrshëm të sistemit politiko – ideologjik sovjetik, Nixon dhe Kissinger inauguronin një fazë të re, e hyrë në histori si “çtensionim”. Në këtë perspektivë të re, që shkëputej nga çdo skemë e ngurtë ideologjike, bashkëpunimi lidhur me çështjet me të cilat kishte sintoni më të madhe përdorej si një instrument i dobishëm për të kushtëzuar qasjen sovjetike lidhur me tema përndryshe objekt kundërvënieje të fortë: e ashtuquajtura linkage strategy. Një strategji e tillë u demonstrua një qasje jashtëzakonisht efikase në vijim të hapjes sat ë jashtëzakonshme, aq edhe të papritur, amerikane ndaj Kinës, kryevepër e vërtetë politike të jashtme dhe stimulus i fuqishëm ndaj moderimit për Bashkimin Sovjetik. Në vijim të konvergjencës kino – amerikane, Bashkimi Sovjetik u gjend i kërcënuar nga NATO në perëndim dhe nga fuqia në rritje kineze në lindje dhe individualizoi tek çtensionimi me Shtetet e Bashkuara opsionin më fitimprurës. Realizmi politik dhe adoptimi i interesit kombëtar si kriter thelbësor i politikës së jashtme i mundësuan Nixon që të tejkalojë disfatën e konfliktit në Vietnam, duke e projektuar sërish vendin e tij në një pozicion dominues ndërkombëtar. Është interesante të zbulohet sesi sektori i diplomacisë amerikane ka treguar qysh nga fillimi një kundërshtim të pastër ndaj vizionit strategjik të Nixon, për sa konsiderohej se Bashkimi Sovjetik do të reagonte ashpër ndaj çdo tentative afrimi me Pekinin, eventualitet për shmangur pse e konsideruar një rrezik tepër i madh për Shtetet e Bashkuara. Nixon realizoi hapjen ndaj Kinës duke dërguar fshehurazi në Pekin Henry Kissinger, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i tij, duke përjashtuar në fakt Departamentin e Shtetit, ndaj të cilit në shumë raste kishte treguar mungesë besimi, nga fazët më delikate të operacionit. Qasja realiste e Nixon i mundësoi Shteteve të Bashkuara që të rikuperonin një mnbizotërim strategjin në raportet e forcës me Bashkimin Sovjetik, duke e tejkaluar fazën e vështirësisë ekstreme në të cilën lufta e Vietnamit – pasojë e aksionit të frenimit global të avancimit komunist – e kishte future vendin. Kështu që është e qartë sesi, pavarësisht se ndryshon strategjia dhe vlerësimi gjeopolitik, objektivat bazë të politikës amerikane mbesin në thelb identikë. Në analizë të fundit, universalizëm dhe eksepsionalizëm nuk janë gjë tjetër veçse dy fizionomi të ndryshme të të njëjtit vizion amerikan për rolin e vet në botë dhe alternohen duke u përzier në nivele dhe shkallë të ndryshme.

Duke u kthyer në aktualitetin e kohës tonë, misioni i parë diplomatik jashtë vendit i Presidentit Trump duket se ka stabilizuar disa pika të forta rreth të cilave do të zhvillohet aksioni politik i tij. Mbështetja e rinovuar dhe e plotë ndaj Izraelit, e vënë seriozisht në diskutim gjatë viteve të administratës  Obama, të bën të kuptosh se cili është aseti i Lindjes së Mesme që imagjinon Shtëpia e Bardhë. Asnjë opsion gjeopolitik nuk do të konsiderohet i praktikueshëm nëse është në kontrast me sigurinë de mokracisë së vetme të Lindjes së Mesme, roli i të cilës në këtë kuadrant merr një centralitet të rigjetur në vizionin amerikan. Konsolidimi i aksit me Izraelin dhe mbështetja në terma të furnizimeve ushtarake – që rrit më tej varësinë ushtarake dhe teknologjike ndaj Shteteve të Bashkuara – për Arabinë Saudite, sot në vështirësi të veçantë prej presionit ne Jemen dhe prej zhvillimeve të situatës siriane, konvergjojnë lidhur me objektivin e reduktimit të peshës së rritur të Iranit në zonë. Kështu, lëvizjet në Lindje të Mesme të Trump, midis të cilave përfshirja e NATO-s në luftën kundër ISIS-it, kanë sanksionuar vullnetin për të rifituar një rol prej protagonist në kuadrantin e Lindjes së Mesme, duke e ridimensionuar peshën e Rusisë, të Iranit dhe duke ridrejtuar në orbitën e Aleancës Atlantike daljet e kohëve të fundit të disa vendeve europiane. Për sa u përket tensioneve me Gjermaninë, më shumë se një ndryshim i politikës amerikane duket se profilohet një tentativë gjermane ripozicionimi. Pavarësisht se për momentin duket rriskuese të hipotezohet lindja e një “çështjeje gjermane” e re në gjirin e Perëndimit, pot ë kihen parasysh edhe nevojat e Angela Merkel të lidhura me fushatën aktuale elektorale, është pa kurrfarë dyshimi se është manifestuar një impuls i qartë ndaj një largimi perspektivash midis dy brigjeve të Atlantikut. Nëse tashmë me presidencën Obama kanë qenë të dukshëm kontrastet lidhur me planin e politikës ekonomike dhe skandali Ëikileaks kishte bërë evidente sesi Gjermania ishte vendi aleat më i spiunuar nga Shtetet e Bashkuara, impenjimi I përbashkët në Ukrainë dhe ndaj një frenimi më të përgjithshëm rus kishin bërë të kaloheshin në plan të dytë divergjencat reciproke. Anasjelltas, me presidencën Trump kontrastet bazë duken të destinuar që të shfaqen në dimensionin real të tyre. pas rënies së Murit të Berlinit, kancelaritë kryesore europiane, me Parisin dhe Londrën në krye, ju kundërvunë hapur projektit të ribashkimit gjerman. Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara qenë vendi i vetëm që e mbështetën qysh në fillim projektin, me kusht që të zhvillohej në kuadër të NATO-s dhe brenda kornizës të përfaqësuar nga institucionet europiane. Pothuajse 30 vite më pas, përballë thirrjeve për një impenjim financiar më të madh e oerativ në brendësi të Aleancës Atlantike – në këtë kuptim duhet interpretuar edhe kërkesa e përfshirjes së NATO-s kundër ISIS-it – Gjermania përgjigjet apelin e shpeshtë ndaj nevojës për të ndërtuar një sistem europian mbrojtjeje. Nuk bëhet fjalë për deklarim të thjeshtë synimesh, por për një rrugëtim tashmë të nisur: brenda këtij viti Rumania do të integrojë Brigadën e 81-të të saj në Divizionin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Bundesëehr, ndërsa një brigadën e Republikës Çeke do të bëhet pjesë e Divizionit të 10-të të Korracuar Gjerman. Frika që duket se është forcuar gjatë këtyre viteve në Uashington, pse jo edhe në opinionet publike e vendeve të shumta europiane, është se prapa prapa fasadës europeiste Gjermania po zhvillon një politikë të vendosur nacionaliste, që në planin ekonomik përkthehet në imponimin e ngurtë të rreptësisë financiare në Europë dhe, ndërkohë, në agresivitetin tregtar që ka shkaktuar nivele të paprecedent sufiçiti.

Kështu duket se po shfaqet një divergjencë progresive në raportin historik midis idesë së Perëndimit dhe idesë së Europës. Bashkimi europian, baraz me atë gjerman, është zhvilluar në aspektin e një vizioni forcimi të Perëndimit, për pasojë, nëse mund të jetë një rrisk të flasësh për një “cështje gjermane” të sotme, është shumë më pak të flasësh për një “çështje Perëndimi”. Dhe është pikërisht mungesa e një vizioni të qartë e identitetit perëndimor dhe e të ardhmes të tij politike limiti i vërtetë dhe më i rëndësishëm aktual i administratës Trump, pse jo edhe bangoprova më e rëndësishme për të ardhmen e afërt. Asnjë konceptim i rolit të Amerikës në botë mund të ekzistojë pa raportin e tij osmotik dhe pervaziv me kontekstin politil perëndimor. Lëkundja historike amerikane midis universalizmit dhe eksepsionalizmit, midis idealizmit dhe realizmit politik, është e destinuat të përcaktojë një pikë të re ekuilibri në radhë të parë në brendësi dhe në raportin me botën perëndimore. Muajt e ardhshëm do të përcaktojnë nëse administrata amerikane do të jetë në gjendje që t’i japë perspektivën e duhur aksionit të saj politik. /Geopoliticus-Bota.al/