Shkarkohen nga detyra drejtorët e burgjeve të Beratit dhe Kavajës

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e burgjeve në Berat dhe Kavajë.

Shkarkimi nga detyra i drejtorit të IEVP Berat, Arif Dervishi, dhe i atij të IEVP Kavajë, Durim Perja, erdhi me urdhë të ministrit teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

Shkarkimi i zyrtarëve ka ardhur për shkak të përfshirjes së tyre në fushatë elektorale.

Ndërkohë, është liruar me kërkesë të tij drejtori i IEVP në Elbasan, Renato Minolli.