Apostol VASO : Në dreq Edi Rama

 

 

Njeriu nuk eshte dele, qe te kerkoj te ngopet dhe te flere ne stalle. Njeriu eshte nje qenie shoqerore, qe kerkon te vleresohet dhe te vleresoj, te ndertoj mardhenie dhe te ndjehet i vleresuar.
Kjo ishte pak a shume fjala e Edi Rames dje, ne imagurimin e Bulevardit te Ri.

Shumekush nga ne mund ta komentoj si ofeze dhe nje fraze te pamenduar mire nga ligjeruesi, qe kerkon timonin per te bere kete ndryshim.

Opinionistet mund ti versulen, qe ai i ben bisht premtimeve te pambajtura.

Une nuk e kam dashur Edi Ramen, as nuk e dua.

Por kur mua me kerkojne te zgjedh, nje rroge me te larte, apo nje mardhenie me te sakte dhe me te mire te shoqerise, une vendos per te dyten.

Ne dreq pasuria dhe rrogat e larta, ne se une nuk ndjehem qe leviz ne nje qytet,me qytetar.

Ne dreq postet dhe ofiqet, kur une ne cdo zyre qe shkoj, gjej njerez qe nuk e kane mendjen tek halli qe perpiqem te ndaj.

Ne dreq celularet dhe kostumet e shtrenjta, kur une kam probleme shendeti dhe me shikojne si miu kur bie ne cark dhe pagesa per te larguar ankthin dhe vuajtjen time, per menaxheret e spitaleve private, quhet hyrje e majme.

Ne dreq makinat e shtrenjta dhe pushimet ne vendet e bukura, kur une sa dal nga shtepia, shkel mbi plehra dhe me shikojne si plehre.

Ne dreq televizoret dhe emisionet e tyre qe na hoqen mendjen.
Nese ai, pra Edi Rama e thote vertete, ne dreq premtimet e pambajtura.

Sfida eshte te ndjehemi njerez, jo nga paraja, por mardhenia.
Ne dreq Edi Rama, ne se e ka kuptuar, qe neve na duhet kjo dhe tallet me nevojne tone…

Ne dreq te shkojne te gjitha, kur nuk kemi njeri tjetrin.