Botimi i ‘Doktor Zhivagos’ nga një shërbim sekret

57 vjetori i vdekjes së Boris Pastërnak rikthen leximet e “Doktor Zhivagos”

“Doktor Zhivago” nuk është vetëm një libër i bukur për dashurinë, por një libër që vazhdon të emancipojë shoqëri. Në 57 vjetorin e ndarjes nga jeta të Boris Pastërnak, botuesit e këtij romani në të gjithë botën kanë ribotuar librin e famshëm të të gjitha kohërave. Doktor Zhivago është një libër ka kohë, me shumë emocion, dhe personazhe që të ndjekin pas. Vetëm dy vjet më parë u zbulua se gjatë Luftës së Ftohtë, CIA e përdori “Doktor Zhivago” si një mjet për të minuar pushtetin e Bashkimit Sovjetik.

Një pako sekrete mbërriti në zyrat qendrore të CIA-s në Janar të vitit 1985. Brenda ishin dy lista filmash nga Shërbimi i Fshehtë Britanik, fotot e faqeve të një romani në gjuhën Ruse titulluar “Doktor Zhivago”. Libri, i poetit Boris Pasternak, ishte ndaluar për publikim në Bashkimin Sovjetik. Anglezët kishin sugjeruar që CIA të dërgonte kopjet e romanit pas perdes së hekurt. Ideja, menjëherë fitoi mbështetje në Uashington.

“Ky libër kishte vlera të mëdha propagandistike” deklaroi një memo e CIA-s për të gjithë shefat e degëve të agjencive të Divizionit Sovjetik Rus: “jo vetëm për mesazhin e brendshëm dhe natyrën e mendimeve provokuese, por gjithashtu edhe për rrethanat e publikimit të tij: ne kemi mundësinë për t’i bërë qytetarët sovjetikë të pyesin veten çfarë nuk shkon me qeverinë e tyre, sidomos kur kryevepra e njeriut që vlerësohet si shkrimtari më i madh i gjallë rus nuk është i disponueshëm për t’u lexuar në vendin e tij, në gjuhën e tij, për popullin e tij.

Memo-ja është një nga më shumë se 130 dokumentet e sapo deklasifikuara të CIA-s që detajojnë përfshirjen sekrete të agjencisë në shtypjen e “Doktor Zhivago”- një plan i guximshëm që ndihmoi në dorëzimin e librit në duart e qytetarëve sovjetikë që më vonë e kaluan mik pas miku, duke e lejuar të qarkullojë në Moskë dhe në qytete të tjera në Bllokun Lindor.

Publikimi i librit dhe më vonë marrja e Çmimit Nobel në Letërsi nga Pasternaku shkaktoi një nga stuhitë më të mëdha kulturore të Luftës së Ftohtë.Për shkak të apelit të fortë të romanit dhe një filmi të vitit 1965 të bazuar në atë libër, “Doktor Zhivago” mbetet një pikë referimi pune i letërsisë artistike.

Akoma pak lexues njohin se si romani elektrizoi një botë të ndarë në masë të madhe mes ideologjive konkurruese të dy superfuqive. Roli i CIA-s- me publikimin e tij të një botimi me kapak të trashë në gjuhën ruse shtypur në Holandë dhe në miniaturë, botim me kapak të hollë të shtypura në selinë e CIA-s ka kohë që është fshehur.

Dokumentet e publikuara rishtazi, megjithatë, tregojnë se operacioni për të publikuar librin ishte drejtuar nga Divizioni Sovjetik Rus i CIA-s, të monitoruara nga Drejtori i CIA-s Allen Dulles dhe miratuar nga bordi koordinues operacionues i presidentit Dëight D. Eisenhoëer, i cili pas raportimit në Keshillin e Sigurimit Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë i dha kontrollin ekskluziv CIA-s mbi shfrytëzimin e romanit. “Dora e qeverisë së Shteteve të Bashkuara duhej të qëndronte e fshehte”.

CIA dashuronte letërsinë

Gjatë luftës së ftohtë, CIA e dashuronte letërsinë, romanet, novelat, poemat, Xhoisin, Heminguejn, Eliotin, Dostojevskin, Tolstoin, Nabokovin. Librat ishin armë, dhe në qoftë se një vepër e letërsisë ishte e padisponueshme ose e ndaluar në Bashkimin Sovjetik apo Evropën Lindore ajo mund të përdorej si propagandë për të sfiduar versionin sovjetik të realitetit. Gjatë Luftës së Ftohtë deri në 10 milionë kopje të librave dhe revistave janë shpërndarë në mënyrë të fshehtë nga CIA prapa Perdes së Hekurt si pjesë e fushatës së luftës politike. Në këtë aspekt, “Doktor Zhivago” ishte një mundësi e artë për CIA-n. Epike dhe autobiografike, romani i Pasternakut vërtitet rreth mjekut-poet Yuri Zhivago- artit të tij, dashurisë dhe humbjet në dekadat e Revolucionit Rus të vitit 1917. Zhivago është alteregoja, uni i dytë i Pasternak.

Të dy, si personazhi ashtu edhe shkrimtari, që ka lindur në vitin 1890 vinin nga një e shkuar e humbur, mjedisi i kulturuar i elitë së Moskës. Për Bashkimin Sovjetik, kjo ishte një botë që nëse do të risillej, duhej të përbuzej.Pasternak e dinte se bota e botimeve sovjetike do të zbythej nga toni i huaj i “Doktor Zhivago” besimi i tij i hapur, indiferenca e tij ndaj kërkesave të realizmit socialist dhe detyrimi për tu gjunjëzuar para revolucionit të tetorit.

Por Pasternak kishte shfaqur një guxim të pazakontë: duke vizituar dhe duke u dhënë para të afërmve të njerëzve të cilët ishin dërguar në gulage, duke ndërhyrë tek autoritet për të kërkuar mëshirë për të akuzuarit për krimet politike, dhe duke refuzuar për të nënshkruar peticione të sajuara duke kërkuar ekzekutimin për ata armiq të caktuar të shtetit.

“Mos më bërtisni mua” iu tha ai pjesëmarrësve në një mbledhje publike kur iu ndërpre fjala ndërkohë që ishte duke pohuar se shkrimtarëve nuk duhej tu jepen urdhra. “Por në qoftë se ju duhet të bërtisni të paktën mos e bëni atë njëzëri”. Pasternak nuk e ndjeu të nevojshme për të vene artin e tij në shërbim të kërkesave të shtetit. Sakrifikimi i romanit do të përbënte një mëkat ndaj gjenialitetit të tij.

Si rezultat, komisioni letrar sovjetik e censuroi “Doktor Zhivago”” Fatmirësisht për Pasternakun, një botues nga Milano kishte marrë një kopje të dorëshkrimit nga një informator italian që punonte në Moskë. Në qershor 1956, Pasternak nënshkroi një kontratë me botuesin, Giangiacomo Feltrinelli, i cili do ti rezistonte të gjitha përpjekjeve të Pasternak dhe partisë komuniste italiane për të censuruar librin. Në nëntor të vitit 1957, një botim në gjuhën italiane i “Doktor Zhivago” u lëshua CIA pa një armë.

Në Uashington, ekspertët e çështjeve sovjetike shumë shpejt kuptuan se pse Moska e urrente librin “Doktor Zhivago” Në një memo në korrik të vitit 1958, Xhon Maury, shefi i divizionit për çështjet sovjetike, shkruan se libri ishte një kërcënim i qartë për botëkuptimin që Kremlin kishte sajuar. “Mesazhi humanist i Pasternak— se çdo njeri ka të drejtë për një jetë private dhe meriton respekt si qenie humane, pavarësisht nga shtrirja e besnikërisë së tij politike apo kontributit ndaj shtetit- — paraqet një ndër kërcënimet themelore për maksimën sovjetike të sakrificës së individit për hir të sistemit komunist”- shkruan ai.

Në një memo të shkurtër pas shfaqjes së romanit në Itali, stafi i CIA rekomandon se “Doktor Zhivago” të publikohet në një numër maksimal të botimeve të huaja, për shpërndarje maksimale të lirë në botë, në mënyrë që të fitonte respektin e merituar nëpërmjet çmimit Nobel. Ndërkohë që CIA shpresonte që romani i Pasternak do të tërhiqte vëmendjen globale, përfshirë edhe nga Akademia Suedeze, nuk kishte asnjë shenjë se motivi i agjencisë për shtypjen e një botim në gjuhën ruse ishte që të ndihmonte Pasternak të fitonte çmimin, diçka që ka qene një çështje spekulimi për disa dekada. Si objektivin e saj kryesor për shpërndarje,

Agjencia zgjodhi panairin e parë të post-luftës, Ekspozitën Universale dhe Ndërkombëtare të Brukselit në vitin 1958. Të dyja, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik kanë organizuar panaire të mëdha për të shfaqur mënyrat e tyre konkurruese të jetës. Çfarë ishte veçanërisht interesante për CIA-n: Panairi ofroi një nga ato rastet e rralla ku një numër i madh i qytetarëve sovjetikë udhëtuan për një ngjarje në Perëndim. Belgjika kishte lëshuar 16 000 viza për vizitorët sovjetikë. Pas përpjekjes së parë për të organizuar një shtypje të fshehtë të romanit me anë të një botuesi të vogël të Neë Yorkut, CIA kontaktoi shërbimin e fshehtë Holandez, BVD-në.

Zyrtarët e agjencisë kishin marrë informacione për një botim të mundshëm në rusisht të “Doktor Zhvigago” nga një shtëpi botuese në Hagë dhe kërkuan nëse mund të siguronin tirazhin e parë të kopjeve. Të dyja agjencitë e inteligjencës punuan ngushtë. CIA në 1958 pagoi 50 nga 691 anëtarët e stafit të BVD-së dhe agjentë të tjerë holandez u trajnuan në Uashington. Joop van der Ëilden, një oficer i BVD-së, ishte dërguar në Ambasadën Amerikanë në Hagë për të diskutuar çështjen më Ëalter Cini, një oficer i CIA-s i vendosur atje. Cini i tha atij se kjo do të ishte një punë e nxituar, por CIA ishte e gatshme për të siguruar dorëshkrimin dhe për të paguar mirë për një printim të shpejtë të “Doktor Zhivago”.

Ai theksoi se nuk duhet të ketë gjurmë të përfshirjes së SHBA-së apo ndonjë agjencie tjetër të shërbimit të fshehtë. Në fillim të shtatorit të vitit 1958, doli botimi i parë i “Doktor Zhivago” në gjuhën Ruse, nën siglën e Maouton Publishers në Hagë. Librat, me fletë ngjyrë kafe, u paketuan në pjesën e prapme të një kamioni të madh amerikan dhe u dërguan në shtëpinë e Cinit.

200 kopje u dërguan në zyrat qendrore në Uashington. Shumë nga librat e mbetur u dërguan në stacionet e CIA-s në Europën Perëndimore, 200 në Frankfurt, 100 në Mynih, 25 në Londër dhe 10 në Paris. Pakoja më e madhe, me 365 libra u dërgua në Bruksel. Doktor Zhivago” nuk do të mund të shpërndahej në stendën e SHBA-së në panairin botëror, por CIA kishte një aleat të afërt, Vatikanin. Stenda e Vatikanit u quaj “ Civitas Dei” (Qyteti i Zotit), dhe emigrantët Katolikë Rusë kishin ngritur një librari të vogël “disi të fshehur”.

Atje, botimi i sponsorizuar CIA-i “Doktor Zhivago” u shpërnda në duart e qytetarëve sovjetikë. Shpejt, kopertinat ngjyrë blu të librit po mbushnin sheshin e panairit. Disa prej atyre që morën romanin e kishin hequr kapakun e librit, duke ndarë faqet dhe i futnin ato në xhepat e tyre për ta bërë librin më të lehtë për t’u fshehur. CIA ishte mjaft e kënaqur me veten: “Kjo fazë mund të konsiderohej e përfunduar me sukses” thuhej në një memo të 10 shtator 1958. Në Bashkimin Sovjetik, ndërkohë, fjala për botimin e romanit i erdhi shpejt Pasternakut.

Ai i shkroi një mikut të tij në Paris, “është e vërtetë që Doktor Zhivago u botua në origjinal? Duket se vizitorët në një ekspozitë në Bruksel e kanë parë atë”. Kishte një problem: CIA kishte parashikuar që botuesi holandez do të nënshkruante një kontratë me Feltrinellin, botuesi Milanez i Pasternakut, dhe që libri i shpërndarë në Bruksel duhej të shihej si tirazh i atij botimi. Kontrata nuk u nënshkrua kurrë, dhe botimi i shtypur në gjuhën Ruse në Hagë ishte i paligjshëm. Botuesi Italian, që mbante të drejtat e “Doktor Zhivago”, ishte inatosur kur kishte mësuar rreth shpërndarjes së romanit në Bruksel. Zhurma ngjalli interesin e shtypit dhe thashetheme, por kurrë nuk u konfirmua përfshirja e CIA-s.

Agjentët në Uashington e shikonin mbulimin me disa druajtje, dhe në 15 nentor 1985, përfshirja e CIA-s u përmend nga National Revieë Bulletin, një suplement i National Revieë, revista konservatore e themeluar nga Ëilliam F.Buckley Jr. Një shkrimtar duke përdorur pseudonimin Quincy vërejti se kopjet e “Doktor Zhivago”” ishte dërguar pa shumë zhurmë në stendën e Vatikanit në Bruksel CIA arriti në përfundimin se botimi kishte shkaktuar efekte të dëshirueshme dhe të dukshme tek sovjetikët.

Përpjekjet e agjencisë, në fund të fundit, u riaktivizuan kur Pasternak do të fitonte çminin Nobel në Letërsi. Kremlini e konsideroi çmimin si një provokim anti-sovjetik, akuzoi autorin, dhe e detyroi Pasternakun ta refuzonte atë. CIA ka hartuar udhëzime të hollësishme për oficerët e saj që t’i nxitnin turistët perëndimorë për të folur për letërsinë dhe “Doktor Zhiovago” me qytetarë sovjetikë që ata mund të takonin.

Nxitur nga sulmet mbi Pasternak në Moskë dhe publiciteti ndërkombëtar rreth fushatës për ta demonizuar atë, Divizioni Rus i CIA-s filloi të hartojë planet për një botim në miniaturë me kapak të hollë. Në një memo të zëvendës drejtorit, shefi i Divizionit Maury tha se kishte “kërkesa të mëdha nga ana e studentëve dhe intelektualëve për të marrë kopje të këtij libri”. Zyrtarët në agjenci kanë rishikuar të gjitha vështirësitë me botimin Mouton publikuar në Holandë dhe argumentuan kundër çdo përfshirje të jashtme në një shtypje të re.

“Nga pikëpamjet e sigurisë, problemet ligjore dhe teknike të përfshira, është rekomanduar që një botim i zi ne miniaturë i “Doktor Zhivagos” të shtypet në zyrat qëndrore duke përdorur tekstin e parë të Feltrinellit duke ia ngarkuar shtypjen një botuesi fiktiv.

Agjencia e kishte shtypin e vet në Uashington për të printuar librat në miniature dhe gjatë rrjedhës së luftës së ftohtë kishte printuar një librari të vogël letërsie, çdo libër ishte projektuar për t’u përshtatur “brenda një kostumi burri ose xhepit te pantallonave”.

Nga korriku i vitit 1959, të paktën 9000 kopje të botimit në miniaturë të “Doktor Zhivago” u botuan në një dhe dy seri vëllimi, kjo e fundit me sa duket për ta bërë librin jo aq të trashë dhe të thjeshtë për tu ndarë dhe fshehur. CIA u përpoq për të krijuar iluzionin se botimi i romanit ishte bërë në Paris nga një njësi ekonomike fiktive, Société d’Edition et d’Impression Mondiale.

Të dhënat e CIA-s deklarojnë se librat në miniaturë u miratuan nga “agjentët të cilët kishin kontaktuar me turistët sovjetike dhe zyrtarët në Perëndim”. 2000 mijë kopje të këtij botimi ishin vendosur mënjanë për t’u shpërndarë tek studentët sovjetike dhe evropianolindorë në Festivalin Botëror të Rinisë për Paqe dhe Miqësi që do të mbahej në 1959 në Vjenë. U bë një përpjekje kolosale për të shpërndarë librat në Vjenë- rreth 30.000 në 14 gjuhë, përfshirë edhe librin “1984” të Xhorxh Orwell.

Përveç botimeve ruse, planet ishin që “Doktor Zhivago” të shpërndahej në polonisht, gjermanisht, çekisht, hungarisht dhe në gjuhën Kineze në festival. Prestigjiozja “The New York Times” raportoi se disa pjesëtarë të delegacionit Sovjetik në festivalin e Vjenës “dëshmuan një kuriozitet të madh për romanin e Z. Pasternak, i cili është i disponueshëm këtu”. Herë pas here ai nuk ishte vetëm i disponueshëm por edhe i pashmangshëm. Kur një varg autobusësh Sovjetikë mbërriti në Vjenën, turmat e emigrantëve rusë hodhën tek dritaret e autobusëve kopjet në miniaturë të CIA-s.

Në një rast tjetër, një vizitor Sovjetik në festivalin e të rinjve kujton se kur u kthye në autobus e gjeti kabinën të mbuluar me botimet në miniaturë të“Doktor Zhivago” “Asnjë nga ne, sigurisht, nuk e ka lexuar librin por kishin frikë” ai shkroi në një artikull shumë vite më vonë. Studentët sovjetikë ishin të vëzhguar nga KGB, agjentët e së cilës ishin kamufluar si “studiues”. Këta “studiues” u treguan më tolerant sesa pritej: Merreni, lexojeni, por mos e çoni me vete në shtëpi”, thoshin ata./Shqip/