Albspirit

Media/News/Publishing

Rezart Lahi: 5 arsye pse ‘Sfida’ duhet të bashkëpunojë me partinë e Blushit

PS-PD-LSI-PDIU të gjitha tashmë në qeveri, nuk sollën asgjë të re këtë fushatë. E vetmja gjë e re veç mashtrimeve të zakonshme të zullumqarëve ishin dy partitë e reja, grupimi qytetar Sfida dhe partia e politikanit Blushi.

Edhe pse ka patur disa përpjekje indirekte nga Libra për të bashkëpunuar me Sfidën asgjë nuk u konkretizua pasi vetë situata solli mungesën e koalicioneve.

Duke qënë se i apelojnë të njëjtit grupim jo-militantesk në parlamentin e ri (nese kane rezultate pozitive) duhet të ngrenë një aleancë mbi disa pika të caktuara pavarësisht skepticizmit të Sfidës.

1- SFIDA duhet të bashkëpunojë me Blushin se ai ka më pak mekate se Nano, Meta e Rama pavarësisht se i ka shërbyer të treve në parlament prej 20 vitesh.

2- SFIDA duhet të bashkëpunojë me partinë e Blushit se ai ka më pak mekate se të tjerët edhe pse nuk ka denoncuar korrupsionin e Nanos dhe administratës se tij kur ka qënë minister i asaj qeverie. Atëhere ashtu ishte koha ndoshta.

3- SFIDA duhet të bashkëpunoje me partinë e Blushit edhe pse ai në seancën e parafundit votoi nenin 449 që ndalon hetimin e politikanëve për çështje të kaluara. Ai e sqaroi se e votoi si pasojë e një kurthi të mazhoranca.

4- SFIDA duhet të bashkëpunojë me partinë e Blushit (edhe pse prej 20 vitesh ka votuar si kryetaret) të paktën ku ulur voten për ligjin e plehrave, arsimit dhe buxhetin e vitit të fundit kur krijoi partinë. Mund të jenë shumë pak në 20 vjet por ky reflektim i vonuar jep shprese që ai po ndryshon.

5- SFIDA duhet të bashkëpunojë me partinë e Blushit edhe pse ai ishte nxitësi e bekuesi i koalicionit te 1 Prillit mes Ilir Metes dhe Edi Ramës. Të paktën që prej disa muajsh ai ka filluar ti sulmojë të dy dhe kjo është një shenjë ndryshimi sërish.

Në fakt SFIDA qytetare duhet të bashkëpunojë me qëllim që edhe politikanët dhe adminstrata e lartë të kalojnë në vetting, pasuria e pajustifikuar ti konfiskohet, të shkojnë për ndjekje penale. Për këtë Sfida ka propozuar ta fillojë nga vetja. Spastrimi i administratës nga militantet duhet te kete nje shtylla e dyte e Sfides. Per keto pika do ishte mire te bashkepunonte me te keqen me te vogel, partine e Blushit, pasi mesazhet e tyre jane me afer.

Ne te vetmen gje ku bashkepunimi SFIDA-LIBRA do ishte i pafalshem eshte rasti nese Blushi do pranonte (sic tha ne Opinion me Fevziun) nje marreveshje me te tjere (perfshire Ramen) nese i plotesoheshin kushtet e programit te tij per lufte ndaj varferise.

Ky bashkepunim duhet te jete vetem nese lajmet ne media per nje marreveshje paszgjedhore mes Rames e Blushit per te arritur 71 mandate nuk do perktheheshin sic i tha ne 2-3 ministri (te arsimit e shendetesise) dhe hipotekat e Shkodres dhe Tiranes.

Nese partia e Blushit do vendose te rrije ne opozite SFIDA dhe LIBRA duhet te bashkepunojne pasi jane dy grupime te mbushur me qytetare intelektuale dhe jo me gangstiere lagjesh.

Nje pergezim per te dyja dhe ardhja e tyre ne parlament do ishte nje shenje e mire per demokracine. Ndeshkimi per partite e medha duhet te jete mesazh.

Please follow and like us: