Albspirit

Media/News/Publishing

Adriatik Llalla porosit prokuroritë në rrethe për procesin zgjedhor

”Mbikëqyrni procesin zgedhor, hetim të shpejtë për problematika!”, kjo është porosia e sotme e kryeprokurorit Adriatik Llalla për prokuroritë e rretheve. Prokuroria është kështu në gatishmëri për të hetuar çdo rast blerje vote, kërcënim, presion dhe çdo akt tjetër objekt i veprës penale sot, nesër dhe në ditët në vijim.

”Në një komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit lokalë të Prokurorive, z. Llalla ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e tjera ligjzbatuese, si edhe orientimin e saktë dhe të shpejtë të hetimit për çdo problematikë të mundshme penale që lidhen me procesin zgjedhor.

Drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore kanë informuar Prokurorin e Përgjithshëm se po zhvillojnë në mënyrë dinamike veprime proceduriale mbi kallëzimet penale të përcjella pranë tyre gjatë fushatës zgjedhore.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Përgjithshme udhëzon Prokuroritë lokale: Angazhim për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka udhëzuar Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore që të hartojnë shërbimet e gatishmërisë për të mbikqyrur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, të cilat zhvillohen të dielën, 25 Qershor 2017.

Në bazë të komunikimit që ka zhvilluar Prokurori i Përgjithshëm, strukturat lokale të Prokurorisë Shqiptare kanë krijuar strukturat e posaçme të gatishmërisë, të cilat janë në funksion duke filluar nga dita e Shtunë (dt. 24.06.2017) deri ditën e Hënë (26.06.2017). Strukturat e gatishmërisë përbëhen nga prokurorë dhe nga oficerë të Policisë Gjyqësore të Seksionit të Prokurorisë.

Në një komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit lokalë të Prokurorivë, z. Llalla ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e tjera ligjzbatuese, si edhe orientimin e saktë dhe të shpejtë të hetimit për çdo problematikë të mundshme penale që lidhen me procesin zgjedhor.

Drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore kanë informuar Prokurorin e Përgjithshëm se po zhvillojnë në mënyrë dinamike veprime proceduriale mbi kallëzimet penale të përcjella pranë tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka hartuar grafikun e saj të gatishmërisë, me qëllim koordinimin sa më të shpejtë dhe të plotë të të gjithë strukturës për menaxhimin e duhur të problematikave të mundshme.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme po vijon të zhvillojë komunikim intensiv me Task-Forcen e krijuar nga Këshilli i Ministrave për monitorimin e situatës zgjedhore.

Please follow and like us: