Afërdita Dreshaj merr dhuratën më të bukur, Ferrarin që kushton 300 mijë euro

Këngëtarja e njohur shqiptare,  Afërdita Dreshaj ka hedhur një fotografi në rrjetet sociale ku duket se po i jep nje Ferrari që kushton rreth 300 mijë euro duke sfiduar kështu  koleksionin e Noizyt, një Mercedez Benz S500 Maybach, e cila kushtonte 200 mije euro. Afërdita pas ndarjes nga Shpati nuk është parë edhe shumë aktive me muzikë, edhe pse këtë karrierë e kishte nisur me bujë në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo kohëve të fundit është parë me një makinë Ferrari, të cilën duket se ja ka dhënë dhuratë i dashuri i saj Jakub Kindl me origjinë nga Çekia.