Botuesit e lajmeve janë të bindur se Facebook dhe Google do t’i bëjnë të fitojnë më tepër

Gjermania “Axel Springer”, një nga shtëpitë botuese dixhitale më të mëdha në Europë, është e bindur se kompanitë e internetit si Facebook, Snapchat dhe Google do të ndihmojnë prodhuesit të lajmeve të fitojnë më tepër para nga përmbajtja që ata ofrojnë.

Lajmet po konsumohen gjithmonë e më tepër në mënyrë dixhitale dhe sidomos përmes rrjeteve sociale. Kompania, ashtu si pjesa më e madhe e industrisë, po kalon nga gazetat e revistat, në produkte dixhitale.

“Ata duhet të ofrojnë një model biznesi të mirë për të tërhequr përmbajtje në platformat e tyre. Ata kanë problemin e lajmeve të rreme”, shprehet Mathia Doepfner, CEO i shtëpisë botuese.

Facebook është një nga kompanitë që është përballur me një presion të vazhdueshëm rreth shpërndarjes së lajmeve të rreme, të cilat u vunë në qendër të vëmendjes gjatë fushatës presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Doepfner thotë se emra si Google dhe Facebook janë gjithmonë e më të hapura në të menduarit mënyra për të ndihmuar kompanitë mediatike të fitojnë para në platformat e tyre.

“Këto marrëdhënie po bëhen gjithmonë e më mirë. Atyre u duhet shumë përmbajtje”, thotë ai.

Axel Springer përfshin emra prestigjiozë si Bild dhe Welt, dhe punëson më shumë se 15 mijë punonjës. Aktivitetet në median dixhitale përbëjnë 60% të të ardhurave të saj, të cilat për vitin 2015 llogariten në 3,3 miliardë euro, me një fitim prej 304 milionë eurosh.

Ndërkohë të enjten, Bloomberg raportoi se publikuesi i The Wall Street Journal dhe The Times of London, News Corp. po zhvillon bisedime të avancuara me Facebook për të abonime në përmbajtjen online./Scan/