Albspirit

Media/News/Publishing

Dita më e lumtur e jetës për Dua Lipën

Këngëtarja me origjinë kosovare Dua Lipa u rrit duke dëgjuar muzikën e të atit rroker. S’do mend se talenti për muzikën do rridhte edhe në genet e saj. Dua, këngëtare, tekstshkruese dhe një modele mjaft e zonja, sot po shijon frytet e përkushtimit të saj në karrierën muzikore, si dhe një kontratë me Warner Bros Records.

Këngëtarja e hitit ‘Be the one’ sot është shprehur publikisht për ndjekësit e saj se ka kaluar ditën më të bukur të jetës! Ku tjetër, përveçse në skenë! Ajo ka qenë pjëse e festivalit të rëndësishëm pesë ditor të Glastonbury, në të cilin si çdo vit mblidhen të performojnë artistë të ndryshëm të talentuar në një fushë te gjerë, ose në ‘Sipërfaqen me fushë të gjelbër’ siç e quan edhe tradita e këtij festivali.

Dua ka thënë se kjo është dita e saj më e lumtur, që pas ardhjes në jetë! Performanca në këtë skenë ka qënë një ëndërr për të, e realizuar pikërisht në këtë ditë magjike! Ajo ka shijuar çdo moment të kësaj shfaqjeje dhe ka falenderuar pjesëmarrësit.

Çdo vit, në këtë festival vijnë më shumë se 175 mijë spektatorë nga e gjithë bota.

Please follow and like us: