Ilir Levonja: Shqiptarët duhet ta eleminojnë sa më shumë indiferencën

Një vështrim përciptas fushatës dhe a po shiten e blihen vota në Shqipëri?

  1. Janë plot mbi dy milionë shqiptarë që priten të votojnë. Nëse kjo shifër kap gjasat e një përqindje të konsiderueshme në pjesëmarrje. Shanset i ka opozita. Gjithmonë kur pjesëmarrja është e lartë, opozita fiton. Kjo ndodhi edhe zgjedhjet e kaluara kur i fitoi opozita e atëhershme me në krye Edi Ramën. Por nëse përqindja e pjesëmarrjes do jetë e ulët, i vetmi shans për fitore qëndron tek pozita aktuale. Ose jo një rezultat uauuu midis PS-së dhe PD-së. Pa injoruar aspak LSI-në. Eshtë një garë kokë më kokë mes të majtëve. Por edhe një shans i madh për të shitur a blerë vota. Një mundësi e artë për kontestime. Vonesat në rezultate, tashmë histori normale në traditën tonë zgjedhore.
    Pra pjesëmarrja e ulët i ka të gjitha brenda. Përveçe vullnetin real të një vote nasash. Dhe kjo do e mbaj vendin akoma në një stanjacion reformash e zhvillimi.
    Ndaj shqiptarët duhet ta eleminojnë sa më shumë indiferencën. Dhe mos pjesëmarrjen në votime. Eshtë në dëmin e tyre.
    2. Të bëhesh deputet në Shqipëri, duhen nga 9 mijë vota deri në 14 mijë. Kjo varet nga qarku në raport me popullatën. Ndaj listat e partive dominohen nga emra me aktivitet tregtar a prodhues. Pak ka aspirantë nga shkencat e politikës. Fare pak. Dhe për një vend me histori të re në ekonominë e tregut. Kjo është një situate që nuk i shkon për shtat pritshmërisë. Kësiosj fushatat e tyre kanë qënë të përqëndruara në buxhetin personal. Si një meritë a kusht kyç për të qënë në radhët e para të subjektit. Por edhe një mundësi e artë për të blerë vota. Dhe për t’i detyruar njerëzit të mos votojnë sipas dëshirës, vullnetit. Por të kushtëzuar nga nderet e tipit bëje për mua. Ma ke…, ose ta kam borxh. Kjo në Shqipëri konsiderohet normale. Kështu që, gjithkush vazhdon me atë menefregizmin se, hë mo se vote është. Votohet një here në aq e kaq vjet. Pa e kuptuar asnjëherë se ajo vote, sado periferike, sado e vetme, balancon termat në ndarjen e pushtetit. Dhe si e papërgjegjshme është një indeks i artë i kapjes së pushtetit. I marrjes peng. Dhe një vetburgosje me budallallepsje qejfliu se i bëri një nder iks-it apo ypsilonit.
    Eshtë një dënim katastrofik i ardhmërisë së fëmijëve. Për shkak të ndërtimit me inat të një shoqërie pa shance të barabarta. Kësisoj përqindjet e ikjes nga vendi, të fëmijëve tuaj do vazhdojnë të ngrihen me sukses të plot. Kjo fal mendësisë fshatarake, bëje për mua.
    3. Çfarë ishte fushata e radhës. Krejt e kundërta e fushatave paralele në vendet me ekonomi të zhvilluar. Duke filluar që nga kryeministri dhe rilindja socialiste. E gjitha një zhurmë e tipit të propogandës. Kam bërë, bëra, do të bëj. Dhe krahas kohëve të foljeve, bërë, bëra, bëj… një suferinë sharjesh e nxjerrjesh të palarash për ish aletin e tij. Atë që ia bëri dhuratë vendit dhe qytetarëve si president. Se sa garant për kushtetutën e vendit, do jetë tashmë një person politik i tillë. Këtë e di vetëm Edi Rama. Dhe nuk e di se si po e kapërdijnë shqiptarët njeriun sharm dhe përfaqësues të tyre në rrang kombëtar e botëror.
    Ashtu si shumë traditas të tjerë, të stanjacionit… edhe ky u mor me paraardhësin duke zeruar gjithçka.
    Ndërkohë solli dhe nje risi regresive, si pjesëmarrja e hapur në fushatë e një kryetari bashkije. I cili përmes spoteve televizive, u tregonte shqiptarëve se ndryshimet e kryeqytetit i dedikohen donacioneve nga kryeministri. Kjo është absurde dhe ndodh vetëm në Shqipëri. Dhe nuk e di se si ndihen të qetë qytetarët e Tiranës, karshi taksave dhe të tjera detyrime që ia paguajnë një për një Bashkisë së tyre.
    Në këtë hulli qëndroi edhe partia simotër dhe qeverisëse e LSI. Madje lufta më e ashpër është kjo mes vedit. Mes tyre…
    E gjitha një vullkan ethesh e përbuzjesh karshi njëri-tjetrit.
    Se sa të vërteta janë, mos hezitoni ta besoni. I dine mire, pasi i kanë bërë. Ose ato që ia ngjeshin njëri-tjetrit, janë të vërteta pasi janë në genin e tyre.
    Fushatës i mungoi gjëja më kryesore. Programi me libër në dorë. Këtë e pati vetëm Lulzim Basha. Por në ethet e sharjeve dukej dorë e dytë. Aq më tepër me kundërvëniet brenda sojit të djathtë. Megjithatë, ishte i vetmi, pavarsisht listave, i vetmi ai që foli me një program libër. I vetmi që stononte në zellin e sharjeve. Dhe gërrej për shifrat. I vetmi pasi shqiptarët e duan ndryshe fushatën. Ashtu si e bëri Rama me Metën. Me libër shtëpie, jo me libër ekonomie tregu.
    Fushatës i mungoi debati real. Ai që në botë realizohet midis profesorëve të universiteteve dhe subjekteve politikë. Drejtuesëve. Ekipeve …Çfarë ata sjellin. Në vend të panelit nga universitetet e vendit. Ishte ai paneli më i mërzitshmi, më i neveritshmi i të gjitha kohërave në Shqipëri. I gazetarëve grupazh që bëjnë pyetje nga një javë të gjatë dhe e vdesin qysh në krye vlerën e debatit real dhe aq të domosdoshëm për parametrat e ekonomisë së tregut.
    Kësisoj shqiptarët vazhdojnë të besojnë në forcën e ngjyrës nëpër sheshe. Në garën në numrin në pjesëmarrje nëpër sheshe. Në dekoret e flamujve dhe trendit të liderëve. Asesi se ku u pikon çatia. Asesi në faktin se dhimbja e trupit tend është në trupin tend, jo tek ngjyra dhe flamujt e horizmës.
    4. Apo shiten votat në Shqipëri?
    Eshtë fare e thjeshtë. Sa kohë që keni lista nëpër dyqanet a pikat e shitjes me shumicë. Në rrethina a lagjet tuaja. Nuk ka asnjë diskutim. Votat po shiten e po blihen nga dy here.
    E theksuam më sipër se kandidatët vijnë nga bota e tregtisë.
    Ia dine marifetet kandarit. Më jep e të jap.
    Po i blen edhe ai që akuzon! Po i blen dyfish. Pavarsisht se po arreston. Kjo nuk është asgjë. Dhe mos i shani kot. Nuk është se janë njerëz të pandershëm. Nuk janë qytetarë. Janë produkt i taktikave të deritashme. Ose frut i demokracisë sonë.
    Çfarë të bëjnë? Punë nuk ka. Po edhe atje ku ka, është punë me pare xhepi. Kam do të jap. Nuk kam… nuk të jap. Kur të kem do t’i jap. Dhe ku ta plasi kokën i shkreti. Pronari pi birra me kalecat e policisë së shtetit. Me avokatët a prokurorët që janë bërë si zarzavatet me hormone. Qoshe më qoshe…
    Janë produkt i dështimit tone social. Dhe as që iu plas bytha për një vote.
    Ndaj, paçim fat në demokracinë tonë. Unike për nga lloji.