Liderit të opozitës ruse i ndalohet të garojë për postin e presidentit

Alexei Navalny është udhëheqësi opozitar rus, i cili është ndaluar zyrtarisht nga kandidimi për president të Rusisë në zgjjedhjet e ardhshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi vendosi ditën e premte, duke thënë se Navalny nuk mund të kandidojë pasi është gjetur fajtor për përvetësim dhe mashtrim, në muajin shkurt, dhe është dënuar me kusht. Navalny ka thënë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht. Ai ka udhëhequr protesta masive në rrugë kundër presidentit rus, Vladimir Putin, në dimrin e viteve 2011-2012.