Albspirit

Media/News/Publishing

Miliarderët, Gates kryeson në SHBA

Sipas revistës Forbes, themeluesi  i Microsoft kryeson listën e të pasurve në SHBA. Bill Gates është numri një më i pasur për të katërtin vit me rradhë dhe personi më i pasur në botë për 18 nga 23 vitet e fundit. Ai ka një pasuri prej 86 miliardë dollarësh, nga 75 miliardë dollarë vitin e kaluar. Jeff Bezos i Amazonit kishte vitin më të mirë të çdo personi në planet, duke i shtuar pasurisë së tij 27.6 miliardë dollarë. Tani me vlerë 72.8 miliardë dollarë. Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg u ngjit në numrin pesë për herë të parë, pasi pasuria e tij u rrit 11.4 miliardë dollarë në 12 muaj. Ndërkohë Carlos Slim Helu i Meksikës, dikur njeriu më i pasur në botë, ra në numrin gjashtë, herën e parë që ai ka qenë jashtë pesë të parëve pas shumë vjetësh.

Please follow and like us: