Albspirit

Media/News/Publishing

Sokol Shameti: Para se të votosh mbushu mirë e mirë me frymë dhe kujto kush e mbushi Shqipërinë me hashash, kush i mbushi burgjet me fukarenj, kush e vrau Ardit Gjoklajn…

Sokol Shameti jep porosinë e fundit, për këdo shqiptar që po e lexon tani. Fare thjeshtë, gazetari rendit gjithçka ndodhi keq në Shqipërinë tonë këto 4 vjet dhe që as batutat, as fishekzjarret e as fotot e fëmijëve nuk mund ta zhbëjnë. ”Para se të votosh, mbushu mirë e mirë me frymë, kujto”, shkruan Shameti.

POROSIA E PLOTË:

”Para se të votosh, mbushu mirë e mirë me frymë, kujto kush desh solli armët kimike të Asadit, kush e shkatërroi universitetin publik, kush e rriti moshën e pensionit, kush i ktheu kryekomunarët nga të zgjedhur të popullit në vartës të vet, kush e dhunoi Kushtetutën, kush e kontaminoi Kuvendin me banditë, kush e mbushi Shqipërinë me hashash, kush dëboi nga 70 mijë shqiptarë në vit, kush e privatizoi shëndetësinë publike, kush i bëri paratë pllaka e palma, kush i mbushi burgjet me fukarenj, kush na la në dorë të biznesmenëve që na dëndën me çdo pisllëk stoku nga domatet e ngjyrosura e deri tek ilaçet e skaduara, kush na e ktheu kancerin në epidemi gripale, kush komplotoi me mafian e plehërave, kush e vrau Ardit Gjoklajn, kush i përdori fatkeqët e Gërdecit dhe 21 janarit? Në fund, voto”!

Please follow and like us: