Kryeprokurori Llalla: Po hetohen rastet e shitblerjes së votës

Nga Elbasani, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla dhe se të gjithë strukturat e Prokurorisë janë të angazhuara dhe po ndjekin me vëmendje procesin e zgjedhjeve.

E ndërsa nuk kanë munguar raste e shitblerjes së votës në qytete të ndryshme, qoftë këto të referuara nga policia, media apo subjekte politike, Llalla tha se hetimi është në proçes.

Llalla: Të gjithë strukturat e prokuroisë janë duke ndjekur proçesin zgjedhor, ecurinë. Nga të dhënat tona të deritanishme të gjithë rastet e denoncuara nga policia, media apo subjekte të ndryshme janë në proçes.

Gjatë qëndrimit në Elbasan, Llalla ka zhvilluar një takim me prokurorin e Elbasanit. Vetëm sot në këtë qark, policia raportoi se ka referuar në prokurori tre raste të shitblerjes së votës për llogari të partive të ndryshme.