Albspirit

Media/News/Publishing

Skandal te “Sabaudin Gabrani”, struktura të paligjshme të partive të vjetra

 

 

Kushdo që ka pasur mundësinë të shkojë për të votuar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare te shkolla 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, pranë “21 Dhjetorit” ka parë edhe disa persona të ulur mbi një tavolinë dhe me lista përpara që bënin rakordimin e njerëzve.

Natyrisht ata janë përfaqësues të partive të vjetra që detyrojnë militantët, anëtarët, por sidomos nëpunësit e shtetit, jo vetëm për të marrë pjesë në votim, por për ta hedhur atë për partinë në pushtet.

Me Kod Zgjedhor dhe me aktet nënligjore që burojnë prej tij këto struktura janë të paligjshme sepse përgjegjës ligjorë për procesin e votimit janë anëtarët e Komisionit Zgjedhor pranë çdo qendre votimi dhe asnjë strukturë tjetër.

Është momenti që institucionet përgjegjëse të administrimit të zgjedhjeve dhe sidomos KQZ të veprojë sa më shpejt për të larguar këto struktura anti ligjore, që nuk janë gjë tjetër veçse grupe presioni ndaj votuesve, qofshin me parti apo nëpunës të administratës publike./Albspirit/

Please follow and like us: