Presidenti Nishani dekoron Haki Blloshmin (pas vdekjes) me Titullin “Martir i Demokracisë”

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 27/06/2017, nr. dekreti 10529 Haki Blloshmit (pas vdekjes) Titullin “Martir i Demokracisë” me motivacionin: “Për kontributin e tij të vyer atdhetar të dhënë për çështjen kombëtare si diplomat, si përfaqësues i zgjedhur i pushtetit qendror e atij vendor në krahinën e tij, të cilin komunistët e vranë për shkak të bindjeve të tij të patjetërsueshme antikomuniste e demokratike”.

 

Haki Blloshmi

 

Lindi më janër 1904 në fshatin Bërzeshtë. Ishte djali i dytë i Hajdarit. Arsimin e tij e filloi në Korçë në vitet e luftës të parë botërore. Ishte i martuar, por pa patur fëmijë. Aty vazhdoi një vit liceun komëtar të Korçës. Në vitin 1918 migroi në SHBA ku vazhdoi një vit liceun anglez të Bostonit dhe dy vite gjimazin Lane të Chicagos. Në prill te vitit 1922 punësohet si sekretar i konsullatës shqiptare të Nju Yorkut ku titullar ishte Konstadin Çekrezi. Më pas më 1923 me Abdyl Sulën duke vijuar me Konstandin Tashkon në vitet 1923-1925 mbas pushimit nga puna të Konstandin Tashkos në shkurt të vitit 1925 e deri në caktimin e konsullit të ri George Priftit në konsullatën e re në Boston. Hakiu ka kryer funksionin e gjerantit të konsullatës. Ai qëndroi në atë detyrë deri në fund të prillit të vitit 1929 ku u pushua për motive politike dhe u zëvendësua nga sekretari i ri Hito Sadiku. Ndërkohë kishte vijuar 3 vite universitetin e Bostonit për filozofi e letërsi. Mbas vdekjes së vëllait papritur, nën Kolonel Selahudini me kërkesën e familjes kthehet në atdhe. Haiku punësohet si kuadër iMinistrisë së Punëve të Brendshme si kryetar komune. Fillimisht shërben si kryetar i komunës në Librazhd. Në 30 shtator të vitit 1939 emërohet si kryetar i komunës në Belsh dhe më vonë në komunën e Gracenit. Më krijimin e partisë së Ballit Kombëtar Hakiu bëhet udhëheqësi i Librazhdit dhe Quksit. Së bashku më Nezir Muzhaqi ai merr pjesë në mbledhjen e Mukjes dhe Tapizës. Në mars të vitit 1944 zhvillohen luftime midis reparteve partizane dhe çetave balliste. Kështu më 7 mars 1944 në fshatin Dunicë të rrethit të Pogradecit, në luftimin e ashpër midis batalionit të IV të brigadës së I S, kapen disa luftëtarë të Hakiut. Më pas i bëjnë thirrje atij të dorëzohet për të falur forcat që kishte. Premtimi qe tipik komunist dhe nuk u mbajt. Mbas kapjes u pushkatuan 27 vetë ku 5 ishin të familjes Blloshmi.