Albspirit

Media/News/Publishing

Tjetër largim nga stafi i ngushtë i Bashës, jep dorëheqjen Aliaj

Besnik Aliaj, një prej koordinatorëve në PD, emër i njohur jo vetëm për anëtarësisë së Kryesisë ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i tij në PD. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka komunikuar vendimin e  tij me shpjegimin se ua le radhen te rinjve.

Statusi i Besnik Aliajt

Miq pas rreth 2 viteve si koordinator i politikave të territorit në PD dhe pas zgjedhjeve të fundit ku u përpoqa te jap kontributin tim modest, largohem nga çdo “funksion” imi në PD dhe ja lë radhën të tjerëve më të zotë që të kontribuojnë.

Do vijoj ndërkohë të jem pjesë e PD si anëtar i thjeshtë. Gjithë të mirat për ju. Respekt për zgjedhjen tuaj si për ata që më kanë mbështetur dhe simpatizuar, edhe për ata që më kanë keqkuptuar ose sulmuar. Në çdo rast kjo botë ka vend për të gjithë!” ka shkruar Aliaj.

Please follow and like us: