Albspirit

Media/News/Publishing

Macron pret presidentin Trump në Paris

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë arritur në ndërtesën historike Invalides në Paris, në të cilën gjendet varri i Napoleon Bonapartit. Ata janë pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte. Trump do të qëndrojë në Paris për të shënuar ditën Bastille, më 14 korrik, e cila njihet si festë kombëtare në Francë. Po ashtu do të shënohet edhe 100 vjetori i përfshirjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore.
Please follow and like us: