Albspirit

Media/News/Publishing

NË DITËT E FESTIVALIT SHQIPTAR NË WORCESTER

 

NGA DALIP GRECA/GAZETA DIELLI

Në fundjavën e parë të qershorit, Kisha e Shën Marisë në Worcester, u kthye në kryeqendër jo vetëm për shqiptarët, jo vetëm për autoritetet ksihtare, por edhe për ato publike, politike lokale, që u ngjitën në tribunën e festivalit dhe përcollën mesazhe urimi për organizatorët dhe festivalistët. Autoritet lokale në Worcesteri kanë shpallë tre ditët e para të fundjavës së parë të qershorit si ditë të Festivalit Shqiptar. Së bashku me Televizionin Kultura Shqiptare, Adem Belliun dhe zonjën Mimoza, zbritëm bashkë me muzgun e mbrëmjes në qytezën plot drita dhe muzikë të Festivalit. Ishim të ftuar nga organizatorët e Festivalit 2017, ku ishin të përfshirë edhe vatranët, që po mbushin vitin, që kanë riorganizuar aty degën e Vatrës, aty ku ishte “djepi” i vatrës dikur, që në themelim. Atmosfera festive shihej që larg në rrugëngjitjen drejtë Kishës Fjetja e Shën Marisë, ku vargu i pambarimtë i njerëzve shpejtonte t’i ngjitej kodrës dhe të kapte programin.Para nesh kishte arritë kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj me zonjën Nikoleta dhe “dhëndri i ri” Leka me nusen Frances. Mikpritësit tanë ishin Thanas Gjika me zonjën, Franklin Zdruli, bashkëkryetar me Greg Steffon i festivalit, si dhe kryetari i degës së Vatrës, John Lito, që i ishin besuar(jo për të parën herë) financat e festivalit. Sapo hyn në mjediset e kampingut, të bien në sy vajza të vogla, që ofrojnë një vulë në dorë me shqiponjën e ngjyrosur si këmbim të 2 dollarëve që duhet të dorëzosh. Të duket pak, por 13 mijë vetë, që e kanë frekuentuar Festivalin për nga 2 dollarë sjellin 26 mijë dollarë! Po ushqimet, po pijet?….John Lito na informon se sivjet vetëm nga reklamimet në broshurën me ngjyra”Albanian Festival 2017″, u fituan 60 mijë dollarë, natyrisht që ka dhe shumë shpenzime, spjegon ai.
Franklin Zdruli, që e cilëson Worcester-in si zemra e diasporës shqiptare, (Truri ishte Bostoni) flet me pasion për festivalin. Ai thotë se komisioni organizator ka punuar fort që pjesmarrësit të mos zhgënjehen nga festivali. Ishte kjo arsyeja që, përveç grupeve artistike të Worcester-it,apo atyre të ardhura nga Waterbury, Toronto etj, u ftuan edhe profesionistë nga Shqipëria, si mjeshtrit e serenatave korçare, vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti, që sollën në Festival jo vetëm ëmbëlsinë lozonajre të serenatave, por edhe aromën mbarëkombëtare të këngëve nga krahina të ndryshme shqiptare; kantautori po nga Korça Maksi Kulla, i njohur për karrierën e tij të gjatë muzikore, fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe rajonale ballkanike, apo Alket Niçka , i njohur si Ketuli i Përmetit, ardhur nga Kanadaja, sollën vlera muzikore profesioniste dhe u duartrokitën nga mijëra pjesmarrës.
Zdruli na tregon se janë rreth 200 vullnetarë që kanë punuar për këtë festival, dhe një falenderim të veçantë e ka për policinë, që siguroi rendin gjatë netëve të festivalit.
Ardian Murraj, që u jep jehonë ngjarjeve që ndodhin në Worcester,i fotografon apo i përcjell në kamera televizive, më spjegon se ky është Festivali i 17-të që organizohet nën drejtimin e St. Mary’s Orthodoks Church, Worcester. Festivali i parë është organizuar në vitin 1983, ndërkohë që grumbullime në formë pikniku janë bërë që herët dhe shumë gjurmë i gjejmë përmes fotografive të botuara në Gazetën Dielli, madje që nga vititet ’20 të shekullit të shkuar. Ndërtimi i Kishës “Fjetja e Shën Marisë” më 1982, i hapi rrugë Festivalit me përmasa të mëdha, spjegon Ardiani.
Për bashkryetarët e festivalit; Gregory Stefon dhe Franklin Zdruli, ky festival shënoi nivel më të lartë pjesmarrjeje(më shumë se 13 mijë), i afroi më shumë shqiptarët mërgimtarë, i bëri më të intersuar, dhe jep shpresë se ardhëmëria është e garantuar.
Programi i festivalit ishte i larmishëm dhe përfshiu tre ditë, 2, 3 dhe 4 Qershor 2017. Grupi i kërcimtarëve”ValletTona” të përgatitur nga Dhimitraq Demiri, u pëlqye për lirshmërinë dhe dinamikën e kërcimit. U duartrokit gjatë grupi i valltareve të rritura i përbërë nga: Alexia Dine,Aurora Kumani,Elizabeth Kota,Emi Martini,Natalia Kota,Sara Gaçe,Ylkida Minga,Dhoksia Jani,Dhespina Zhidro,Heidi Melitas, Kristal Mehillaj, Eleni K. Xhupi, Analisa Alen, Violet Manxhari, Sibora Ushe, Iliana Cania, Ilma Melka, Misi Shqinja, Iris Cami, Sidny Hyskollari. Lydia Male dhe Kristina Kamani. edhe Grupi i valltareve te reja u pëlqye e u duartrokit për koreografinë mjeshtrore dhe lëvizjet harmonike të valltareve. Ky grup përbëhej nga: Gloria Jani,Alexia Kristo,Erika Buf, Melina Velçani, Ester Velçani, Laura Koreshi, Siera Dura, Sheila Dura, Klea Kurti, Gabriela Llapushi. Ndërkohë që grupet e valltareve vajza dhe djem të ardhura nga Waterbury me vallet e bukura të egzekutuara mjeshtrisht prej tyre, i dhanë aromë devolliçe festivalit. Djemtë kërcimtarë: Denis Bylykbashi, Valkado Backa,Davie Bylyku,Aidan Lame,Bjorni Qosja,Emanuel Backa dhe vashat: Rhea Biçaku,Hadixha Bella,Sibora Qosja,Emma Kulla,Alizea Merolli,Amela Qyteza,Izabel Puffer, ende jetojnë me jehonën e duartrokitjeve që morën në festival.Gëzim Kulla e përjeton me emocione interpretimet koreografike te grupeve të Waterbury. Ai është i kënaqur nga vajza, Ema dhe shoqet e saj, që kanë kërcyer aq bukur. Ema ka se çfarë t’i tregojë gjyshit Vedat Kulla dhe gjyshes Vera për këtë natë të paharruar të festivalit.
Në mjediset e Festivalit takoj edhe me ish aktorin e Estradës së Lushnjës, Albert Kamani me familjen. Ai tha për Diellin se ky festival përbën një prej veprimtarive më mbreslënse në Worcester, edhe pse organizohet një herë në dy vjet, pritet si një ngjarje që ndryshon jetën e këtushme, jo vetëm të shqiptarëve. Takuam shumë amerikanë në mjediset e festivalit. Njëri prej tyre, Paul F. Engelstad, diplomat i karrierës, që fliste shumë pastër gjuhën shqipe, tha se ishte i mahnitur nga ky festival, tha se i pëlqenin veshjete bukura të artistëve, vallet, por edhe ushqimete shijshme të kuzhinës shqiptare, ku veçoi byrekun e Korçes.Gjuhën shqipe e kishte mësuar në Kosovë ku kishte shërbyer si diplomat. Mbi të gjitha, tha ai për Diellin, më pëlqen Saranda me detin Jon. Shkoj atje çdo verë dhe pushoj….
Vlerë e këtij festivali mbeten edhe Grupi i Fëmijëve, Grupi Rinor, Instrumentistë dhe Kori të përgatitur nga Petrika Melo dhe Natasha Hatibi, UMASS Ballroom Dancers, Violinistja Kristina Danga, DJ Andrea, Improvizuesi Besnik Cani, “parakalimi i fëmijëve”-Princesha dhe Superheroi etj, të gjitha së bashku e bënë të këndshëm festivalin.
Komponentë të festivalit ishin muzika, vallet popullore, ushqimet tradicionale që gatuheshin aty në sytë e atyre që i konsumonin, dyqanet që tregotojnë brenda tendës së madhe, këndet e lojërave për fëmijë, por ishin edhe ekspozitat, këndet historike e turistike. Në mjediset e Kishës Fjetja e Shën Marisë gjenë gjurmët e historisë më shumë se 100 vjeçare të këtij komuniteti, po gjen aty dhe gjurmët e Vatrës, por dhe Historinë e Dardhës, por dhe historinë e djemëve shqiptaro-amerikanë, që kanë dhënë jetën nëpër luftra në shërbim të Amerikës. Në mjediset e Kishës u hapën edhe ekspozitat nga artistët Sterjo Shkodrani, Leka Doko, Zija Karini, Gentian Bushi, Arjana Xhemajli, Ndriçim Bejko,Jose Crillo etj.
Shembulli i Waterbury-t ia vlen të përcillet edhe në komunitetet e tjerë që jetojnë në SHBA.

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing, child, tree, grass, outdoor and nature

Image may contain: 10 people, people standing and people on stage

Image may contain: 10 people, child and outdoor

Image may contain: 1 person, standing and playing a musical instrument

Image may contain: 14 people, people smiling, people standing

Image may contain: 36 people, people smiling, crowd

Image may contain: 4 people, people on stage and people standing

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing

Image may contain: 15 people, people smiling, people standing and crowd

Please follow and like us: