Albspirit

Media/News/Publishing

Portali boshnjak ‘Klix’ shkruan për Eva Muratin

Moderatorja e njohur, Eva Murati është pak muaj më pare ajo u bë pjesë e filmit ‘Skanderbeg’ dhe menjëherë pas tij, mori sërish një rol në serialin “Ti mund të më quash Xhon”, por fama e saj duket se ka arritur të kalojë kufijtë. Portali boshnjak ‘Klix’ ka shkruajtur një artikull për të duke e quajtur një ndër bukuroshet e vendit që ngjan me divën e popit, Jennifer Lopez. “Eva Murati është gazetare sporti dhe një prezantuese televizioni. Ajo studion drejtësi, është aktore dhe modele nga nga Tirana. Bukuroshja nga Shqipëria u lind më 25 maj 1995 dhe përveç gjuhës shqipe flet anglisht, italisht dhe spanjisht. Eva drejton momentalisht një program sportiv, është një nga vajzat më të bukura shqiptare, ka dhunti të shumta dhe është shumë e talentuar aq sa mund të krahasohet me Jennifer Lopez”, shkruhet në komentin për bukuroshen shqiptare.

 

Image may contain: 1 person, standing, ocean, sky, cloud, outdoor, water and nature

 

Image may contain: 1 person, sky, cloud and outdoor

Image may contain: 1 person, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, outdoor and closeup

Please follow and like us: