Albspirit

Media/News/Publishing

Transformimi i fundit i Adelina Tahirit

Nuk është hera e para që Adelina Tahiri eksperimenton me look-un dhe me stilin. Sidomos kur është në prag të ndonjë klipi të ri, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia ruan surpriza duke u sjellë fansave risi jo vetëm në stilin e muzikës që bën, por edhe në look. Pa grim, e thjeshtë dhe fare natyrale, Adelina ka dashur të fokusohet vetëm te flokët, për të cilët shumë prej fansave e kanë komplimentuar. Tahiri është përfolur si një prej këngëtareve që harxhon shumë para për realizimin e klipeve. Kjo justifikon plotësisht faktin që çdo herë daljet e saj janë thuajse të paparashikuara. Çdo këngë me stil të ri, pamje të re e performanca të jashtëzakonshme. Pritet cila do të jetë surpriza e radhës./class/

Please follow and like us: