Albspirit

Media/News/Publishing

Martohet moderatorja e njohur shqiptare

Moderatorja e njohur Elona Duro është ngjitur në tarracën e Bashkisë së Tiranës për të kurorëzuar martesën me partnerin e saj, Lorenc Goga. Të ftuar kishte edhe personazhe të njohur të showbizzit dhe kolegë të saj si Alban Dudushi, Bieta Sulo, Vilma Masha, Jonida Aliçkolli, Ervin Kurti,Landi Hysi, Dojna Mema, e të tjerë, të cilët nuk kanë ngurruar të postojnë momente nga ceremonia në rrjetet sociale.

Partneri i saj, Lorenc Goga është menaxheri i facile.it. Blitz.al ka publikuar foto dhe  video nga ceremonia, ku shfaqet çifti i ri para kryebashkiakut Veliaj, i cili dhe po celebron martesën e moderatores. Ceremonia ishte mjaft e këndshme, ku nuk kanë munguar as batutat e të qeshurat…fundja, kjo nuk është për t’u çuditur duke njohur karakterin e Elonës. Kjo e fundit tashmë nuk do të mbajë më mbiemrin e saj, por të bashkëshortit të saj, Lorencit. Pra, tani mbajeni mend… Elona Goga! Javën që lamë pas, Blitz.al mësoi se moderatorja e njohur ishte në një pritje të ëmbël dhe se shumë shpejt do të organizonte edhe ceremoninë e martesës, por duket se dasma erdhi më shpejt se ç’pritej!

Please follow and like us: