Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesmeni shqiptar ekzekutohet me plumb në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku një biznesmen është vrarë me plumb në kokë. Ngjarja ndodhi në plazhin e Strugës, në Maqedoni, rreth orës 16:45 të kësaj të hëne.
Viktimë e këtij atentati ka mbetur biznesmeni Dilaver Bojku, i cili u vra përpara lokalit të tij, në plazhin “Akva Blu”.
Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes ngelen ende të paqarta, ndërsa biznesmeni nuk arriti ti mbijetonte atentatit, edhe pse u dërgua në spital me urgjencë.
“Deri tani nuk kemi asnjë të dyshuar sepse akoma jemi në procesin e grumbullimit të të dhënave por pas këtij procesi do të dilet me një raport më të detajuar. Në momentin e parë që do të kemi një pasqyrë më të plotë do të merren masa edhe për arrestimin e autorit ose autorëve të kësaj ngjarje”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB-së në Ohër.

Please follow and like us: