Historia e Bedra Kabës, vajza që kaloi rininë në kampet e internimit në Lushnje, atje ku nuk e sillte fati kurrë “princin e kaltër”. Si u refuzua nga brigadieri komunist, kur e mësoi biografinë.… “Një fqinje më kishte parë me të dhe i kish thënë mamasë: e pashë vajzën tënde me një djalë… sa i mirë që ishte”… Ishte… por ai qe Kurrkushi … E tillë ishte ajo kohë që quhej komunizëm!!!

“Vij me një maj, me trenin e orës nëntë, dil e më prit!”, ky ishte telegrami që i erdhi Bedra Kabës nga brigadieri komunist i Lukovës në pranverën e vitit 1979, në Saver të Lushnjes. Ai kishte rënë në dashuri me Bedrën dhe kishte vendosur t’i kërkonte dorën në familjen e saj. Ishin takuar në aksionet e rinisë në Lukovë.