Albspirit

Media/News/Publishing

Çitaku i replikon Daçiçit: UÇK nuk ishte terroriste

Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku, që përfaqësoi Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit gjatë shpalosjes së raportit më të ri të sekretarit Antonio Guterres, ka akuzuar Serbinë se nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Serbia po krijon pengesa të panevojshme në iniciativa të ndryshme nacionale e rajonale për anëtarësimin e Kosovës në fusha të ndryshme. Disa marrëveshje të arritura Serbia as që i zbaton siç është ajo me targa, diploma, shuarjen e strukturave paralele serbe”, ka thënë ajo.

Duke iu përgjigjur deklaratës së zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, Çitaku ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte terroriste, por ushtria më e suksesshme në histori.

Në fjalimin e saj, përfaqësuesja e Kosovës ka vlerësuar se UNMIK-u duhet të përfundojë misionin e tij.

Nuk ka kurrfarë nevoje që UNMIK të jetë i pranishëm, sepse s’ka kurrfarë funksioni pos disa iniciativave të vetëshpikura”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka shtuar se që nga viti 2009 janë shpenzuar mbi 400 milionë dollarë për të mbajtur një mision, që sipas saj, ka përfunduar shumë vjet më parë.

Please follow and like us: