Albspirit

Media/News/Publishing

I jep fund jetës një 57-vjeçare nga Skrapari, detajet e para të policisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Çorovodën ku një 57-vjecare i ka dhënë fund jetës, pasi është vetëhelmuar me fostoksinë në lagjen “5 Shtatori”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi dje, ndërsa gruaja, e cila thuhet se vuante nga çrregullime të shëndetit mendor ka ndërruar teksa transportohej për në spitalin e Beratit.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 15.08.2017, në lagjen “5 Shtatori”, Çorovodë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja B.D, vjeç 57, me çrregullime mendore, e cila vdiq gjatë transportimit për në spital Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprim.

Please follow and like us: