Albspirit

Media/News/Publishing

Trump emëron ish-modelen seksi në një post të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur Hope Hick për të drejtuar zyrën e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, vend i cili ishte boshë pas shkarkimit të Anthony Scaramuchi.

Por edhe 28-vjeçarja mësohet se do e mbajë këtë detyrë përkohësisht. Hick ka qenë pjesë e fushatës elektorale për President, qysh në ditën e saj të parë.

Por kjo detyrë është e përkohshme për të, në kërkim të një pozicioni fiks në stafin e Trump, ndërsa zyra e komunikimit do i besohet dikujt tjetër. 28-vjeçarja e cila ka qenë modele dhe aktore, nuk ka asnjë eksperiencë në politikë, duke bërë që pozicioni i saj si këshilltare në Shtëpinë e Bardhë të përballet me polemika, shkruan noa.al.

Mediat amerikane e përkufizojnë si një të “paprekshme” të rrethit të Trump, ndërsa prej kohësh ka punuar edhe për “Trump Organization”, duke u marrë me marrëdhëniet publike të resortit të Trump dhe të linjës së modës, së vajzës së tij Ivanka.

Please follow and like us: