Albspirit

Media/News/Publishing

Mamatë binjake sjellin në jetë… dy “kushërira binjake”

Kur bëhet fjalë për fëmijë binjakë, edhe pse tashmë është diçka shumë e zakonshme të ndodhë, sërish ka mjaft kuriozitet sepse në vetvete binjakët janë shumë të mistershëm.

Një rast i jashtëzakonshëm është shënuar në familjen e dy vajzave binjake Corey dhe Katie Struve. Vajzat binjake rastësisht qëlluan të përjetonin në të njëjtën kohë pritjen e ëmbël të fëmijëve të tyre, të cilat ishin të dyja vajza, raporton Blitz.al.

Ndonëse Corey ishte disa javë më shpejt shtatzënë se Katie, ato i lindën vogëlushet e tyre në të njëjtën ditë (sepse fati deshi kështu dhe jo, ato nuk e kishin planifikuar të tillë).

Ditën kur ato u dhanë jetë fëmijëve të tyre, i gjithë materniteti u habit sepse ndonëse kushërira, vogëlushet kishin një ngjashmëri të frikshme me njëra-tjetrën (kjo sigurisht shpjegohet nga fakti që mamatë e tyre janë binjake).

Duke qenë kështu, ato menjëherë u kthyen në lajm kudo në qytet dhe mediat lokale e të gjithë i kategorizuan si kushërira binjake, një etiketim që nuk ishte përdorur asnjëherë.

Motrat Corey dhe Katie janë shumë të lumtura që fëmijët e tyre do të kenë të njëjtën lidhje që edhe ato kanë me njëra-tjetrën që kur kanë qenë të vogla, me shpresën se ato do të rriten sikur të jenë dy motra binjake.

Please follow and like us: