Albspirit

Media/News/Publishing

Nevina Shtylla, moderatorja e re e emisionit “Jo vetëm modë”

Moderatorja simpatike Floriana Garo lajmëroi pak kohë më parë se do të largohej nga Shqipëria për të jetuar me të fejuarin e saj në Zvicër. E veç kësaj, ajo ka lënë edhe emisionin që ka drejtuar prej vitesh “Jo vetëm modë”. Po ç’do të bëhet me këtë format?

Burime pranë “TV Klan” kanë rrëfyer se “Jo vetëm modë” do të vazhdojë të transmetohet edhe në sezonin e ri, por këtë herë do të drejtohet nga dikush tjetër. Bëhet fjalë pikërisht për moderatoren Nevina Shtylla.

Ndërkohë, në anën tjetër, Nevina, e kontaktuar nga Blitz.al, ka treguar se do të jetë në “TV Klan”, por ende nuk e ka konfirmuar nëse do të drejtojë “Jo vetëm modë” apo një tjetër format. Kjo mbetet për t’u parë…

Gjatë sezonit të kaluar, Nevina ka drejtuar emisionin “Next” në “Vizion Plus”, të cilin duket se e ka lënë për t’iu bashkuar “Klan”-it. blitz.al

Please follow and like us: