Albspirit

Media/News/Publishing

Suzana Tahiri: Kosova nuk e ka luksin për mosfunksionim institucionesh

 

 

Kostituimi i institucioneve të reja të Kosovës ka hyrë në një ngërç të gjatë politik, keqkuptime dhe mosmarrëveshje, që padyshim përgegjës janë konfigurimet e reja që erdhën pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Duke qenë se i përkas PDK, natyrisht do të doja që maxhorancën parlamentare ta siguronte grupimi që ka në krye këtë forcë politike të luftës dhe të punës, por ndërkohë ky koalicion maxhoritar mund të krijohet edhe nga forca të tjera politike.

Ajo që duket e panatyrshme është etiketimi i ndërsjelltë, fyerjet dhe denigrimet që forcat politike i bëjnë njera-tjetërs, çka krijon një shije jo të mirë te votuesit, popullsia e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar i instaluar në Prishtinë.

Përkundër tyre do të doja që të mbizotëronin argumentat, çfarë përfitonte Kosova nga njëri koalicion dhe çfarë nga tjetri, si e kanë ato demokracinë e brendshme, si i kanë ndërtuar raportet me ndërkombëtarët dhe sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian si dy nga mbështetësit më kryesorë dhe më të rëndësishëm të çështjes shqiptare, çfarë do të bëhet për punësimin, nxitjen e investimeve të huaja, luftën kundër terrorizmit, forcimin e institucioneve dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, etj.

Kosova, si shteti më i ri në Europë, nuk a ka luksin për të pasur vonesa në funksionimin e parlamentit, si institucion bazë i shtetit të së drejtës, në funksionimin e qeverisë së re dhe të institucioneve të tjera, ndaj mendoj se një apel për të gjitha partitë politike është më aktual se kurrë dhe që duhet të shoqërohet me një moment reflektimi.

Please follow and like us: