Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive/Suksesi e ka emrin Naser Nika

Fotografia e profilit të Hermes Nikaj

Nga Hermes NIKA

Gjatë gjithë kohës në New York, organizohen mbrëmje kulturore dhe argetuese të cilat marrin pjesë për të festuar arritjet por edhe për të gëzuar, komuniteti shqiptar atje. Këto organizime kanë një ndikim në komunitet, në art dhe janë frymëzuese në jetën kulturore. Naser Nika ose siç njihet nga artistët për organizimet e tij me emrin ‘Albis Party’, është shqiptari nga Ulqini që arriti të çojë një copëz nga arti shqiptar në New York. Naseri, e gjen veten në SHBA, shumë vite më parë, duke ja nisur çdo gjë nga e para… Suksese Naser!

Disa detaje që nuk i dimë, le ta nisim me vendlindjen tuaj… 

Naseri është shqiptar nga Ulqini, ku prej afro 18-vitesh jetoj në SHBA.

Si është e ndërtuar një ditë e juaja e zakonshme?

Primare është familia ime, kafja e mëngjesit e më pas angazhimet e ndryshme.

Cili është sekreti i suksesit tuaj, ndoshta keni një recetë për të na dhënë?

Çelësi i suksesit tim është dëshira dhe ambicia për të arritur më të mirën.

Konkretisht ku konsiston puna juaj?

Kryesorja për mua është ndërtimtaria, më pas pajisja me viza të artistëve shqiptare.

Familia juaj përbëhet nga…

Bashkëshortja ime Senada dhe tre fëmijtë.

Ku preferoni t’i bëni pushimet?

Zakonisht në Amerikë, por edhe Ulqini më pëlqen për të pushuar pasi është vendlindja ime.

A ka një objekt apo vend të shenjtë ku përuleni?

Ai është vetëm Zoti, lutem dhe përulem para tij.

Jeni supersticioz, a keni ndonjë ditë me fat apo send?

Është data 2, numri 2, pasi më përket mua dhe families time në datat e lindjeve. Unë kam lindur me datë dy, gjithashtu dhe tri fëmijët

Ndërkohë, çfarë kemi të re nga ju?

Jam në biseda e sipër me artistë të ndryshëm për mbrëmjet festive dhe për festat qe do të vinë shumë shpejt.

Dhe për ta mbyllur, keni për të shtuar diçka… ndoshta një mesazh…

Po kam nje mesazh për të gjithë artistët. Sot këngëtarët gënjehen me çmimet e organizatorëve dhe humbin shumë pikë. Ndaj kujdes me kë punoni!

Image result for naser nika

Please follow and like us: