Albspirit

Media/News/Publishing

Dy foto të Ismail Kadaresë kur ishte 4 vjeç

I veshur me një kostum të bardhë, pantallona të shkurtra dhe bluzë, djaloshi që nuk duhet të jetë më shumë se 4 vjeç sheh nga aparati fotografik. Në duar mban diçka, ndërsa në kokë ka një qeleshe karakteristike të zonës. Duket sikur që fëmi në fytyrë i është ravijëzuar një tis serioziteti, që paralajmëron atë çfarë fati kishte rezervuar për të. Ky fëmi është shkrimtari Ismail Kadare dhe fotoja gjendet në odën e miqve në shtëpinë e tij në Gjirokastër. Janë dy foto të shkrimtarit, të dyja të bërë në moshë të vogël. Në foton tjetër ai është ende vogëlush, dhe prindërit e kanë ulur në një karrige për të pozuar. Sërish i veshur me një kostum simpatik, fytyra i buzëqesh drejt kameras. Këto janë fotot e vetme të shkrimtarit në shtëpinë muze të tij në qytetin e Gjirokastrës. Shtëpia e madhe karakteristike që e gjen sapo kalon në “Sokakun e të marëve”, është një nga befasitë e bukura të këtij qyteti. Restaurimi i ka nxjerrë në pah gjithë elementët që shkrimtari i ka përshkruar tek libri “Kronikë në gur”.

Please follow and like us: