Albspirit

Media/News/Publishing

1996, Ati i Shenjtë dhe Kadare, në të njëjtën akademi në Francë

 

Akademia e Shkencave Moralo-Politike, pjesë përbërëse e Institutit të Francës, atë që shpesh emërtohet shkurt Akademia Franceze, çdo vit shpall ngjarjet kryesore që u ndodhin anëtarëve të saj.

Këtë herë ngjarja më sensacionale ishte zgjedhja e njerit prej anëtarëve-shok të huaj të saj (membres associes Ãtrangers), Kardinalit Joseph Ratzinger. Kjo akademi prestigjioze ka gjithsej 12 anëtarë-shok të huaj. Njëri ndër ta është Kardinali Joseph Ratzinger, zgjedhur më 1992. Një tjetër anëtar është shkrimtari ynë Ismail Kadare, i zgjedhur në vitin 1996. Instituti i Francës është themeluar më 22 gusht 1795 nga Napoleon Bonaparti. Pas disa modifikimeve të bëra më pas nga mbretëria dhe republika, në gjendjen e sotme ai i ka të përcaktuara në mënyre rigoroze rregullat e tij, numrin e anëtarëve, numrin e anëtarëve-shok të huaj dhe numrin e anëtarëve korrespondentë, për secilën nga të pesë akademitë që e përbëjnë këtë institucion.

Çdo anëtar i ri mund të hyjë vetëm në qoftë se një anëtar i vjetër e lë vendin bosh me vdekjen e tij. Akademia e Shkencave Moralo-Politike ka 50 anëtarë, 12 anëtarë-shok të huaj. Anëtari-shok i parë i huaj ka qenë presidenti i famshëm amerikan Thomas Jefferson. Qysh nga zgjedhja e tij më 1801 e gjer në vitin 2002, lista e anëtarëve të huaj përfshiu 122 emra, shumica personalitete të shquar botërisht në fushën e filozofisë, të letrave e sidomos të emancipimit moralo-politik të njerëzimit.

Woodrow Wilson, Thomas Masaryk, Rudyard Kipling, Wiston Churchill, Franklin Roosvelt, Konrad Adenawer, Sir Karl Popper, Andrei Saharov, Jorge Louis Borges, janë disa nga emrat e mëdhenj të kësaj akademie. Në vitet e fundit anëtarët-shok të huaj kanë qenë mbreti Huan Karlos i Spanjës, që u zgjodh në vendin e mbetur bosh prej Jorge Louis Borgesit më 1988, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Perez de Kuelar më 1989, Vaslav Havel më 1992, kardinali Joseph Ratzinger, ish Papa i Romës, që zuri vendin e Andrei Saharovit, në të njëjtin vit princi Charl i Anglisë më 1992 dhe më 1996 shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, që zuri vendin e Sir Karl Poperit.

Siç shihet, vendet e përfaqësuara në më të shquarën akademi të botës janë tepër të pakta. Aktualisht nga gjithë ish-perandoria komuniste vetëm dy vende, Çekia dhe Shqipëria kanë përfaqësues në këtë akademi. Asnjë nga vendet e tjera të Ballkanit nuk ka përfaqësues dhe vetë Papa Bonifaci XVI përfaqëson më shumë Vatikanin dhe Gjermaninë se sa Italinë. Vendi ynë, Shqipëria, në kohën që çdo vend kërkon të shpalosë vlerat e veta kulturore europiane, ka të drejtë të ndihet krenare për këtë zgjedhje të çmuar.

Please follow and like us: