Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Udha e gabuar e Kosovës

Kosova i ngjan atij njeriut që udhëtonte në një tren lokal, dhe në çdo stacion, pasi treni ndalej, ai e zgjaste kokën jashtë dritares, e lexonte emrin e vendbanimit dhe psherëtinte thellë.
Kur e vëren këtë gjest të çuditshëm,
një bashkudhëtar e pyeti: “Pse po psherëtini aq trishtueshëm? Ju lutem, a mund t’ju ndihmoj gjë”?
Udhëtari iu përgjigj: “Faleminderit, s’ kam nevojë për ndihmë, por, t’ ju them të drejtën, qysh kaherë është dashur të zbrisja, sepse po udhëtoj në drejtim të gabuar.
Shenjat tregojnë se Kosova po udhëton në drejtim të gabuar. Pa vizione të qarta. Pa asnjë cak dhe pa asnjë qëllim. Me një tren të lodhur e me defekte të mëdha, që nuk shpie askund. Me disa ushtëtarë që ofshajnë dhe nuk dinë t’ i lexojnë shenjat e kohës. Me disa politikanë qe u ka humbë udha në oborr, por që i shohin shenjat se kanë gabuar rrugë dhe nuk duan të kthehen prapa. Dhe me një opinion publik që është mësuar me psherëtima e gulçima pafund.

Please follow and like us: