Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti mandaton Haradinajn për formimin e Qeverisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mandaton Ramush Haradinajn për formimin e Qeverisë së re.

Në një postim në rrjetet sociale, Thaçi deklaron se ka pranuar propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit  i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.

Presidenti njoftoi se, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, përmes një dekreti e ka caktuar Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.  Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, shkruan Thaçi.

Please follow and like us: