Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet plani për eliminimin e Kim Jong nga njësia që ekzekutoi Bin Ladenin

Ekipi elitar ‘Naval Seal’ të cilët vranë Osama bin Ladenin po stërvit ushtrinë e Koresë së Jugut për të vrarë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Seal Team Six, grupi i dërguar në Pakistan në vitin 2011 për të vrarë Bin Ladenin, po merr pjesë në stërvitjet sekrete krahas komandove të Koresë së Jugut për të likuiduar liderin e Koresë së Veriut, në rast të shpërthimit të një lufte. Skuadra e posaçme e vrasjes, e cila do të filloj punën në dhjetor, u krijua nga ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut për të neutralizuar sistemet e “komandimit dhe kontrollit” në veri. King Young-moo, ministri i mbrojtjes, u tha deputetëve: “Ne jemi në procesin e konceptimit të planit”. “Unë besoj se ne mund ta krijojmë njësinë deri më 1 dhjetor”. Njoftimi vjen pasi Kim Jong-un kreu testin e tij të gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor në mal, të dielën. Instituti i armëve bërthamore të Koresë së Veriut deklaroi se kishte kryer një test të përsosur të bombës me hidrogjen. Nisja u pa si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u zotua të ndalë zhvillimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut që mund të kërcënojnë Shtetet e Bashkuara. Disa orë pas testit, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Korenë e Veriut për “asgjësim total” pasi Kim Jong-un shpërtheu një bombë të re termonukleare. Presidenti i Koresë së Jugut, Mun-Jae-in tha se kishte folur me Presidentit Trump duke i thënë atij se “masa të fuqishme dhe praktike” nevojiten për të ndaluar Veriun.

Please follow and like us: