Albspirit

Media/News/Publishing

Donald Lu “bojkoton” seancën e zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi

Ambasadori amerikan Donald Lu, nuk ka qenë sot, në lozhat e Kuvendit, gjatë seancës së zgjedhjes së kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, është ndeshur këto ditë, me kundërshti të shumta, nga forcat politike të opozitës,, por edhe nga ish-të përndjekurit politikë. I akuzuar si ministri i fundit i Brendshëm i komunizmit, por edhe si ministri i masakrës së 2 prillit 1991, me 4 të vrarë në Shkodër, zgjedhja e Gramoz Ruçit është kundërshtuar ashpër. Por, në sallën e Kuvendit sot, gjatë votimit për zgjedhjen e Gramoz Ruçit, nuk ka munguar ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Please follow and like us: