Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Hëna e zezë

Nuk e di, veç një i vdekur
në dyzet vjet tek ha baltë,
sa dhe balta u bë natë,
iu bë hënë e zezë kafka,-

hënë mbjellë me plumb e dhunë,
hënë me ballin e shpuar,
hunda zënë me dheun shtupë,
shtupë dheu dyzet vjet –

ky i vdekur në çdo prill
ndien të tokës erë bari
sa gjithë eshtrat na i ngjethen

me feksje yjesh të zinj.

…hënënxira thirrka qiellin
nga i verbëri vdekërim.

Nga libri “Leter Hamurabit”, 1997

Please follow and like us: