Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive/Gazetat kroate: Projekti i SHBA për bashkimin e viseve shqiptare

Jemi në vitin 2013, fiks në 100-vjetorin e Konferencës së Londrës, kur Fuqitë e Mëdha vulosën copëtimin e kombit shqiptar dhe, ndërsa flitet për një projekt amerikan për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, vërtet kjo tingëllon mjaft e bukur, përderisa ne kemi aq shumë dashuri dhe besim tek Shtetet e Bashkuara. Nuk janë të paktë ata që janë të përmbytur nga entuziazmi dhe thonë se, më në fund, pas 100 vjetësh, erdhi ora, erdhi dita: Shqiptarët do të bashkohen! Ashtu siç kanë qenë në jetë të jetëve dhe ashtu siç duhet të jenë në trojet e tyre një e të pandarë. Flitet për një Shqipëri të matyrshme, përderisa bota e sotme njeh vetëm Shqipërinë e vogël, apo atë të zvogëluarën nga bota. Në të vërtetë nuk ka Shqipëri të Madhe, por një Shqipëri natyrale, me popullsinë më pro euroatlantike dhe me lidhje të veçanta me Vatikanin dhe Izraelin.

  “Shqipëria e madhe” në gazetën kroate: “Amerika me vite përgatit projektin”  

E përditshmja kroate “Sllobodna Dalmacija”, e datës 31 janar 2013, ka publikuar një artikull me titull: “Amerikanët vite me radhë përgatisin projektin e Shqipërisë së Madhe” që ka të bëjë me bashkimin e shqiptarëve.  “Është proces i pandalshëm bashkimi i shqiptarëve”, është kjo deklarata në Tiranë e Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, deklaratë që është transmetuar në disa media regjionale si paralajmërim për projektin “Shqipëria e Madhe”. Sipas gazetës, për këtë ide në të vërtetë është biseduar edhe gjatë shënimit të 100 -vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që shumë zëshëm dhe zhurmshëm është festuar në Tiranë, por edhe në Prishtinë e Shkup. “Projekti amerikan i krijimit të Shqipërisë së Madhe në të vërtetë në mënyrë të ngadalshme rrugëve dhe me mjete diplomatike dhe ushtarake po realizohet tashmë vite me radhë. Ekziston një histori e angazhimit amerikan në regjion, por kur është fjala për këtë projekt, duhet rikujtuar për disa pika kyçe. Këto janë: bombardimi i Serbisë më 1999 që i bënë amerikanët përmes NATO-së, pas së cilave bombardime NATO hyri në Kosovë dhe vendosi 50.000 trupa mirë të armatosura”, shkruan gazeta “Slobodna Dalmacija”.

“Sllobodna Dalmacija”, 31 janar 2013

 

Please follow and like us: