Albspirit

Media/News/Publishing

Latifi mposht Tyson Pedron, i afrohet garës për titull

Luftëtari shqiptar në artet marciale të përziera, Ilir Latifi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, që e afron edhe më afër titullit. Ai mbrëmë në “Rogers Place” Edmonton, Alberta të Kanadasë arriti t’i shkaktojë humbjen e parë në karrierë australianit, Tyson Pedro, transmeton Koha.net. Latifi fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, të cilët vlerësuar se në secilin raund Latifi ishte për një nuancë më i mirë se kundërshtari i tij, shkruan MMA Fighting. Gjyqtarët e dhanë fitoren Latifit me rezultat 29-28, 29-28, 30-27, që ishte fitorja e tij e pestë në shtatë ndeshjet e fundit. Latifi tani është një nga konkurrentët për ta fituar titullin në peshat e rënda në UFC. Përmes një postimi në Facebook ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. “Dua të falënderoj të gjithë familjen, shokët, dhe fansat për përkrahjen. Një hap më afër synimit. UF215”, ka shkruar Latifi.

 

 

Please follow and like us: