Albspirit

Media/News/Publishing

Loja politike familjare e LSI

 

Dalja në opozitë nga halli e Lëvizjes Socialiste të LSI pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, (në çdo rast opozita e vetme është Partia Demokratike e listës Basha), është shoqëruar me disa veprime që më pak se flasin për një forcë politike serioze tregojnë një parti tipike patriarkale familjare. Nga njëra anë kemi Ilir Metën, tashmë në postin e Presidentit, që noterizon ‘sa të hapësh e mbyllësh sytë’ të gjitha propozimet e kryeministrit të mandatit të dytë Edi Rama dhe nga ana tjetër shfaqet bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, në postin e trashëguar të kreut të LSI që shkëput çdo kontakt me qeverinë dhe bën opozitën.

Natyrisht se nuk ka situtë më qesharake, më komike, më turpëruese. Meta si president, megjithëse me kopetenca shumë të reduktuara, ka megjithatë një kuadër kushtetues, që e detyron të veprojë jo si deri më tani. Fjala vjen përmbysja e strukturës së qeverisë ishte një moment që ai mund ta shfrytëzonte duke e kthyer dekretin në Kuvend, ku të bëhej një diskutim i gjerë parlamentar dhe të vendosej një herë e mirë me ligj, duke elenimuar kështu orekse të tjera qeveritare të mëpasshme, që bëjnë çfarë duan me qeverinë: herë me 20 vetë e herë me katërmbëdhjetë. Po ashtu sjellja opozitare e Monika Kryemadhit dhe garniturë shoqëruese e drejtuesve të tjerë rreth saj bëjnë një shërbim të kundër në atë se si duhet të jetë opozita e vërtetë, që është një dimension qënësor në demokraci.

Nëse vërtet do të investohej jo si shpk, jo si parti familjare, por si një formacion serioz politik, LSI mund të kthehej vërtetë në një barrierë e pakapërcyeshme qoftë për emërimin e kryeparlamentarit dhe qoftë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm, që më pak se ngarkesat nga e kaluara komuniste që janë vërtet, nuk përfaqësojnë asnjë vlerë në Shqipërinë e 2017. Të dy figurat në këto 27 vjet nuk vijnë nga ndonjë kontribut i veçantë, nga ndonjë vlerë profesionale e spikatur e mbi të tjerët, por thjesht e vetëm se janë të strehuar në Partinë Socialiste dhe si veç e veç ashtu edhe bashkë nuk arrijnë të krahasohen me Bushatin, Kumbaron, Klosin-ministra në qeverinë Rama 2 ashtu edhe me Gjermenin, Kodhelin e Hariton, që nuk janë më në kabinetin qeveritar.

 

Please follow and like us: